• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa vende anëtare të BE-së kërkojnë që Ukraina të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor

Disa vende anëtare të BE-së kërkojnë që Ukraina të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor

Bruksel, 21 maj 2024 (MIA) - Disa vende anëtare sot kërkuan nga BE-ja të nisë negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë në qershor, por Hungaria kërcënoi se do ta kundërshtonte këtë.

BE-ja ra dakord në dhjetor për të hapur negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, por që të fillojnë negociatat, vendet anëtare duhet të nënshkruajnë një kornizë formale për procesin, të propozuar në mars nga Brukseli.

Në takimin në Bruksel, ministri francez për çështje të BE-së, Zhan-Noell Baro bëri thirrje për "hapje efektive të negociatave" para se të përfundojë preseidenca e Belgjikës së fund të qershorit.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovaç theksoi se “nuk mund të ketë përjashtim të bazuar në mendime politike apo ideologjike”. 

"Ka shumë pak, nëse ka, përparim. Përsëri, mund t'ju ritheksoj se anëtarësimi, miratimi duhet të jetë një proces i bazuar në merita. Pa përjashtime, theksoi Kovaç.

Një tjetër pengesë e mundshme mund të vijë nga formimi i një qeverie të re të krahut të djathtë në Holandë, e cila kundërshton çdo zgjerim të mëtejshëm të BE-së.

Ukraina dorëzoi kërkesë për anëtarësim në BE pas sulmit rus në shkurt të vitit 2022. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR