• e diel, 11 janar 2026

Nga vërshimet në Nigeri jetën e kanë humbur mbi 200 persona

Nga vërshimet në Nigeri jetën e kanë humbur mbi 200 persona

Abuxha, 2 qershor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga vërshimet që goditën Nigerinë veriore është rritur mbi 200, ndërsa 500 persona konsiderohen si të zhdukur. Operacionet e shpëtimit janë ndaluar, pasi besohet se nuk ka të mbijetuar. 

Vërshimet më të mëdhatë në 60 vitet e fundit i përfshinë qarqet Mokva, Tifin Maza dhe Anguvan Hausava. Më 29 maj pjesa veriore e Nigerisë, pas një periudhe thatësie u godit nga shira të dendura të cilat shkaktuan vërshime. 

Përmbytjet nuk janë të pazakonta gjatë sezonit të shirave në Nigeri e cila zgjatë nga prilli deri në tetor. Në Nigeri vërshime ka pasur edhe vitin e kaluar ku gjithashtu shkaktuan viktima. Në përmbytjet e mëdha në vitin 2022 jetën e kanë humbur më shumë se 600 persona, ndërsa 1,3 milion u shpërngulën. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR