• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dhjetëra të vdekkur pasi që është shembur çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane

Dhjetëra të vdekkur pasi që është shembur çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane

Santo Domingo, 9 prill 2025 (MIA) - Të paktën 79 persona kanë humbur jetën, ndërsa 155 janë lënduar pasi që është shembur çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, njoftoi shefi i agjencisë për ndihmë gjatë katastrofave, Huan Manual Mendez.

Sipas BBC-së, kanë humbur jetën të paktën 98 persona, ndërsa 150 ja në lënduar.

Pjesë të çatisë janë shembur mbi vizitorët në koncertin e këngëtarit Rubi Perez.

Gazeta Listín Diario‘, duke cituar menaxherin e Perez, njoftoi se ka vdekur edhe muzikanti. Autorietet lokale fillimisht nuk e kanë konfirmuar informacionin. Perez, i cili ka qenë i famshëm në Amerikën Latinë, fillimisht është raportuar mes të lënduarve.

Në fateqësi ka vdekur edhe guvernatorja rajonale e provincës Monte Kristi, Nelsi Kruz, publikoi vëllai i saj në Instagram.

Ka vdekur edhe ish-lojtari i bejsbollit Toni Blanko, i cili ka luajtur në SHBA nëntë vite dhe tetë të tjera në Japoni, njofton liga e bejsbollit.

Shkaku për shembjen e çatisë ende nuk dihet.

Më shumë se 300 shpëtimtarë kërkojnë trupat e bllokuar nën rrënojat me ndihmën e kamerave termale.

Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader e ka vizituar vendin e katastrofls. "Na vjen thellësisht keq për tragjedinë në klubin e natës Xhet Set", shkroi ai në X.

"Të gjithë shpëtimtarët ofrojnë mbështetjen e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur në operacionin e shpëtimit. Lutjet tona janë me familjet e të prekurve", shtoi ai. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR