• e shtunë, 28 shtator 2024

Dhjetëra mijë palestinezë ikin nga qyteti Rafah

Dhjetëra mijë palestinezë ikin nga qyteti Rafah

Rafah, 10 maj 2024 (MIA) - Dhjetëra mijë palestinezë të zhvendosur i paketuan tendat dhe gjërat e tjera të veta dhe po ikin nga qyteti Rafah në pjesë të tjera të Rripit të Gazës, për shkak të kërcënimit të Izraelit për invazion të qytetit, lajmëroi Beta.

Izraeli vazhdimisht kërcënoi se do ta sulmojë qytetin Rafah, ku strehim kërkuan rreth 1,3 milion palestinezë, më shumë se gjysma e popullatës në Gazë.

Një nga të zhvendosurt tha se nuk e dinë se ku të shkojnë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se kërcënimi amerikan se nuk do të dërgojë armë të caktuara, nuk do ta parandalojë Izraelin ta vazhdojë ofenzivën në Rripin e Gazës.

Gjatë kësaj jave forcat izraelite filluan operacion kufitar në të cilin e morën vendkalimin kufitar Rafah nga ana palestineze dhe e bllokuan hyrjen e ndihmave humanitare.

KB kumtuan se pjesa veriore e Rripit të Gazës tashmë është në gjendje të "urisë totale".

Izraeli konsideron se Rafah është vatra e fundit e luftëtarëve të lëvizjes palestineze Hamas dhe se armata duhet të hyjë në qytet për ta shkatërruar lëvizjen dhe për t'i kthyer pengjet të cilët u rrëmbyen më 7 tetor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR