• e hënë, 23 dhjetor 2024

Klimenko: Gjashtë persona e kanë humbur jetën në sulmet ruse ndaj qytetit Sumi

Klimenko: Gjashtë persona e kanë humbur jetën në sulmet ruse ndaj qytetit Sumi

Kiev, 28 shtator 2024 (MIA) - Gjashtë persona e kanë humbur jetën në mëngjes në dy sulme të njëpasnjëshme ruse ndaj qendrës mjekësore në qytetin Sumi, në Ukrainën verilindore.

"Në sulmin e parë jetën e ka humbur një person, ndërsa disa pjesë të spitalit janë dëmtuar. Filloi evakuimi i paciantëve dhe personelit", ka shkruar ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Igor Klimenko në Telegram.

Ai shtoi se sulmi i dytë ndodhi gjatë evakuimit, kur janë vrarë pesë persona.

Sulmet ndaj qytetit Sumi dhe rajonit me të njëjtin emër janë shtuar prej kur ushtria ukrainase filloi operacion në rajonin fqinj rus Kursk në gusht dhe pushtoi dhjetëra vendbanime. bsh/

Foto: MIA arkiv  
 

QËNDRONI TË LIDHUR