Sulme të reja izraelite në rajonet rreth Bejrutit
- Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme të reja në rajonet rreth Bejrutit. Në kumtesën e shkurtë të armatës izraelite thuhet se lokacionet që i ka qëlluar, i takojnë Hezbollahut.
- Post By Besnik Shuki
- 11:45, 28 shtator, 2024

Bejrut, 28 shtator 2024 (MIA) - Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme të reja në rajonet rreth Bejrutit. Në kumtesën e shkurtë të armatës izraelite thuhet se lokacionet që i ka qëlluar, i takojnë Hezbollahut.
Shpërthimet i kanë goditur paralagjet jugore të Bejrutit, ndërsa në mëngjes shumë ndërtesa janë kapluar nga zjarri.
Autoritetet e atjeshme nuk kumtuan nëse ka viktima. bsh/
Foto: EPA