• e premte, 22 nëntor 2024

Lavrov: Lindja e Afërt është në prag të luftës totale

Lavrov: Lindja e Afërt është në prag të luftës totale

Nju-Jork, 28 shtator 2024 (MIA) - Lindja e Afërt është në prag të luftës totale, paralajmëroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavror dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

“Brutaliteti dhe shkatërrimi i paprecedentë i shkaktuar nga lufta në Gazë ka çuar në një përshkallëzim të mprehtë të konfliktit libanezo-izraelit. Lindja e Afërt është në prag të luftës totale”, tha ai në takimin e Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork lidhur me situatën në Gazë.

Armata izraelite mbrëmë kumtoi se ka kryer sulme të reja ndaj objekteve të grupit Hezbollat në Liban, ndërsa më parë nga ajri kanë goditur shtabin kryesor ushtarak të lëvizjes së armatosur islamike në Bejrut. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 


  
 

QËNDRONI TË LIDHUR