Dhjetë persona të plagosur në të shtënat para një klubi nate në Nju-Jork, nuk bëhet fjalë për terrorizëm
- Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat jashtë një klubi nate në Nju-Jork, teksa prisnin të hynin në një festë private, njoftoi policia.
Nju-Jork, 2 janar 2024 (MIA) – Dhjetë persona janë plagosur në të shtënat jashtë një klubi nate në Nju-Jork, teksa prisnin të hynin në një festë private, njoftoi policia.
“Në orën 23:15, rreth 15 njerëz po qëndronin jashtë klubit të natës "Amazur"a në Xhamajka, Kuins. Katër burra në këmbë iu afruan grupit të të rinjve të moshës prej 16 deri në 20 vjeç. Tre ose katër nga burrat hapën zjarr ndaj grupit, tha shefi i patrullës së Nju-Jorkut, FIlip Rivera, në konferencën për shtyp sot në mëngjes.
Para se të arratiseshin, sulmuesit qëlluan rreth 30 të shtëna. Më pas ata u panë duke hipur në një automobil sedan me targa të huaja.
“Ne kemi një politikë zero tolerance për këto të shtëna të pakuptimta”, theksoi Rivera.
Ai shtoi se gjashtë gra dhe katër burra u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Për momentin nuk dihet motivi, por Rivera deklaroi se nuk bëhet fjalë për terrorizëm. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s