• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në mesnatë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme

Deri në mesnatë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme, të cilat filluan më 23 shkurt, do të zgjasë deri sot në mesnatë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e regjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, deri më tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme i ka mbledhur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, i cili ka 22.411 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE - 28.086, Bujar, Osmani nga BDI - 11.085, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar Vlen - 10.710, kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski - 11.278, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM- Për Maqedoninë tonë - 11.605 dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga e Majt - 10.528 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime - kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjake ka 2100 nënshkrime, Velo Markovski 1596 nënshkrime, Gjorgi Manaskov 483, Zorica Cvetkovska 269, Gospodin Poposki 141, Goce Ristov dhe Dragan Nikollovski dy nënshkrime. Deri më tani, sipas KSHZ-së, nuk ka asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR