• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri më tani në KSHZ janë dërguar 1300 aplikacione elektronike nga diaspora për votim në zgjedhje

Deri më tani në KSHZ janë dërguar 1300 aplikacione elektronike nga diaspora për votim në zgjedhje

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot kanë mbërritur 1.300 aplikacione elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (8 maj) dhe presidenciale (24 prill).

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve, deri më tani janë pranuar 917 aplikacione, janë refuzuar 138, ndërsa në proces të shqyrtimit janë 245 aplikacione.

Sipas Rregullores së KSHZ-së, dorëzimi i kërkesave për votim në zgjedhje është deri më 18 mars.

Gjithashtu është duke u zhvilluar edhe inspektimi i Listës Zgjedhore, të cilin qytetarët mund ta bëjnë në drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit. Por, deri më 19 mars në KSHZ, duhet të dorëzohen listat e kandidatëve të kandidatëve për president. Nënshkrime për të kandiduar mblodhën shtatë kandidatë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR