• e enjte, 20 shkurt 2025

Departamenti i Shtetit: Rubio dhe Lavrovi kanë rënë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë

Departamenti i Shtetit: Rubio dhe Lavrovi kanë rënë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë

 Riad, 18 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovi kanë rënë dakord sot në takimin në Riad të caktojë ekipe të nivelit të lartë që do të fillojnë të punojnë për zgjidhje të shpejtë të konfliktit ukrainas, njoftoi Departamenti i Shtetit. 

"Rubio dhe Lavrovi kanë rënë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë të cilat do të fillojnë të punojë sa më shpejtë që është e mundur për të vendosur fundin e luftës në Ukrainë", deklaroi zëdhënësi i Depatamentit të Shtetit, transmeton Rojters. 

 Siç theksoi ai, dy përfaqësuesit zyrtarë, gjithashtu, kanë rënë dakord të krijojnë mekanizëm konsultimi për të eliminuar "faktorët pengues" në marrëdhëniet SHBA-Rusi. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR