• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë e përbashkët e Kulebës dhe Borelit: Evropës dhe botës i nevojitet Ukraina për ta ndryshuar rrjedhën e luftës

Deklaratë e përbashkët e Kulebës dhe Borelit: Evropës dhe botës i nevojitet Ukraina për ta ndryshuar rrjedhën e luftës

Kiev, 23 shkurt 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot, me rastin e përvjetorit të dytë të agresionit rus ndaj Ukrainës, u bëri thirrje të gjitha vendeve, të përkushtuara ndaj paqes, të ndihmojnë në zbatimin e formulës ukrainase për paqe në 10 pika.

"Kjo formulë është propozimi i vetëm serioz paqësor në tryezë dhe i ftojmë të gjitha vendet të cilat angazhohen për paqe, të na bashkohen që ta zbatojmë në praktikë", deklaruan Kuleba dhe Borel në tekstin e publikuar në ueb-faqen "Projekt sindikat".

Me rastin e 24 shskurtit 2022, ditln kur Rusia e sulmoi Ukrainën, Kuleba dhe Borel shkruajtën se kjo e ka shënuar fillimin e tërmetit të madh gjeopolitik.

"Hapi i Rusisë është shembull klasik i agresionit imperialist dhe kolonialist, karakteristike për shekullin 19. Ukraina po kalon nëpër një vuajtje të tmerrshme që e përjetuan shumë popuj në të kaluarën", deklaruan Kuleba dhe Borel.

Siç pohojnë të dytë, sa i përket Rusisë, thelbi i kësaj lufte asnjëherë nuk ka qenë neutraliteti i Ukrainës, zgjerimi i NATO-s, mbrojtja e atyre të cilët flasin gjuhën ruse apo cilit do arsyetim tjetër, por "shkatërrimii një shteti të pavrur, pushtimi i territorit dhe vendosja e sërihme e dominimit ndaj një popullit i cili dëhiron të jetë hartues i fatit të vet".

Siç theksojnë në tekstin e përbasshkët, "pasojat nga agresioni rus ndaj Ukrainës ndjehen shumë më larg lufijve të Evropës - kjo luftë ndikoi në sigurinë e ushqimit dhe çmimeve të energjisë, ndërkaq është shoqëruar me fushata të mëdha të dezinformatave dhe destabilizimit politik".

Dy diplomatët deklaruan se Evropa më së shumti do të fitojë nga fundi i shpejtë i kësaj lufte dhe vendosjes së sërishme të paqes.

Sipas mendimit të tyre, për atë qëllim, Ukraina ka propozuar formulë paqësore prej 10 pikave, të cilën BE-ja zemërgjerësisht e ka mbështetur dhe e cila krahas ndalimit të armiqësive, përfshin edhe propozime për përforcimin e sigurisë së ushqimit, sigurisë bërthamore, mbrojtjes së mjediit jetëor, drjetësisë ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe respektimin e Kartës së KB-së.

Siç theksuan, mënyra e vetme për t'u arritur paqja është të sigurohet mbështetje akoma më e madhe për Ukrainën, që BE-ja e bën në muajt e fundit, ndërsa në vitin 2024 ka ndër mend ta përforcojë plotësisht këtë mbështetje.

"Qëllimi ynë i përbashkët është Ukraina ta ndryshojë rrjedhën e luftës që sa më parë të arrihet paqja e drejtë. Që të arrihet ky qëllim, kyçe është mbështetja nga e tërë bota", theksuan Kuleba dhe Borel. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR