• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Deklaratë e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Kryetari i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami sot në Tetovë, së bashku me bashkëshortën e tij ka votuat në vendvotimin 1947 në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq".

"Si 1.800.000 qytetarë të këtij vendi, e shfrytëzova të drejtën time kushtetuese për të votuat për njeriun e parë të vendit. Kjo është një ditë e bukur me diell, le të jetë e bukur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sepse sot zgjedhim personin e parë të vendit që do të na udhëheqë në periudhën e ardhshme dhe shpresojmë që kjo të jetë periudha më e mirë dhe më e bukur e këtij vendi sepse më në fund duhet të bëhemi anëtare e BE-së. Është hera e fundit për të reaguar dhe për t'u bërë vend anëtar i BE-së, sepse siç e shohim çdo ditë po na ikin qytetarët. Për të mos mbetur një shtet bosh, duhet të punojmë së bashku, si faktorë politikë, si aktorë të kësaj shoqërie, për të integruar shtetin dhe jo për të integruar qytetarët tanë, sepse kjo do të jetë më boshe për të gjithë ne. Prandaj ne si koalicion do të punojmë në periudhën e ardhshme për integrimin e vendit në BE sepse kjo është një nga pikat kryesore të programit tonë. Shpresoj që ky do të jetë përcaktimi i të gjithë aktorëve, të gjithë faktorëve politikë, të këtij procesi dhe në fund të gjithë do të festojmë dhe shpresoj të fitojë më i miri", tha Kasami.

Përfaqësues të Lëvizjes Besa dy ditë më parë e akuzuan SPB Tetovë për presion politik, ndërsa të njëjtën e theksoi edhe Kasami.

"Për fat të keq ka struktura të caktuara në SPB Tetovë në krye me shefin që nuk duan një proces paqësor dhe të mirë, demokratik. Ata nuk pranuan, për t'i koordinuar aktivitetet së bashku me këshilltarin e dërguar nga MPB-ja, me sa duket fshehin diçka. Po tentojnë të krijojnë disa skenarë, por qytetarët nuk do ta lejojnë këtë. Thirrja e para dy ditëve e anëtarëve tonë të rinisë në stacionin policor ishte në këtë drejtim. T'i trembin njerëzit. Por, pas këtyre 30 viteve demokraci, qytetarët kanë mësuar se nuk asgjë për të luftuar për politikanët, të cilët sot i shohim bashkë. Në të kaluarën ata njerëz rriheshin, vrisnin njeri-tjetrin për politikë, për politikanë që i shohim bashkë. Qytetarët mësuan se me votën e tyre të gjithë ata politikanë që u mblodhën për të mbrojtur korrupsionin e tyre do t'i çojnë në histori ", theksoi Bilall Kasami. ls/ 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR