• e mërkurë, 03 korrik 2024

Deklaratë e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Deklaratë e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Gostivar, 8 maj 2024 (MIA) - Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kandidat për president në rrethin e parë nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në votim arriti me familjen më të ngushtë dhe porositi se pas këtyre zgjedhjeve do të ndryshohet pushteti në Maqedoni. Ai në deklaratë për mediumet pas votimit apeloi deri te qytetarët në dalje më masive.

"Ne votojmë. Apeloj që të gjithë qytetarët sa më masivisht ta shprehin vullnetin e tyre dhe në fund të ditës t'i numërojmë fletvotimet. Të shohim kush është fituesi. Sipas anketës së vetme, e cila ekziston mes dy rretheve, me siguri qeverinë e ardhshme do ta përbëjnë VMRO dhe VLEN", tha Taravari.

Në pyetjen e MIA-s, çfarë rezultati pret, Taravari tha se kjo do të jetë fitore historike e shqiptarëve në Maqedoni.

"Për bllokun shqiptar kjo është ditë historike. Thash edhe më herët, 8 maj do të jetë histori për shqiptarët dhe për këtë do të shkruhet në libra. Pas regjimit 22-vjeçar të BDI-së, mendoj se BDI-ja prej sot është në opozitë. Dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë", tha Taravari. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR