• e mërkurë, 26 qershor 2024

“Dejli mejl”: Guardiola do të largohet nga Mançester Siti në vitin 2025

“Dejli mejl”: Guardiola do të largohet nga Mançester Siti në vitin 2025

Londër, 27 maj 2024 (MIA) - Pep Guardiola nuk planifikon të mbetet në Mançester Siti për sezonin 2025/26.

Sipas “Dejli mejl” viti i ardhshëm do të jetë i fundit për trajnerin, ndonëse drejtuesit duan ta mbajnë spanjollin dhe janë gati të lidhin një kontratë afatgjatë me të.

Vlerësohet se “qytetarët” do të kërkojnë zëvendësuesin e Guardiolës. Ndër opsionet është edhe Miçel Sançez i Zhironës, një skuadër në pronësi të “Siti futboll grup".

Guardiola është në krye të Sitit që nga viti 2016. Nën drejtimin e tij janë fituar gjashtë tituj të kampionatit anglez dhe një në Ligën e kampionëve.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR