• e enjte, 20 qershor 2024

Debat për raportim efektiv për ndryshimet klimatike dhe mjedisit të jetesës

Debat për raportim efektiv për ndryshimet klimatike dhe mjedisit të jetesës

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Për raportim efektiv për ndryshimet klimatike dhe për parimet kyçe të gazetarisë përgjegjëse, duke përfshirë saktësinë, barazinë dhe transparencën, do të bisedohet sot në ngjarjen e titulluar "Praktika efikase për raportim për ndryshimet klimatike dhe mjedisist të jetesës" në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume (IMM).

Gazetarët e pranishëm, redaktorët, përfaqësues të organizatave civile dhe aktivistë, siç kumtuan nga IMM, do të kenë mundësi të kuptojnë si të raportohet në temë për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në platforma të ndryshme mediatike dhe të njoftohen me praktikat më të mira në raportimin për gjendjet e jashtëzakonshme klimatike, duke siguruar njohuri praktike dhe strategji për tregimin efektiv të rrëfimeve.

Ngjarja mbahet në kuadër të projektit "Përforcimi i rolit të mediumeve në ballafaqimin me ndryshimet klimatike", që zbatohet përmes projektit SMART Ballkans - shoqëri civile për Ballkan të konektuar Perëndimor, i financuar nga Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme.

Projektin "Përforcimi i rolit të mediumeve në ballafaqimin me ndryshimet klimatike" e zbaton Shkolla e Novi Sadit për gazetari me përkrahje të organizatave partnere - Institutit shqiptar për media, Fondacioni Media Qendra Sarajevë, Instituti malazez për media dhe Instituti i Maqedonisë për media. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR