• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bytyqi: Punëtorët duhet të kenë paga dinjitoze

Bytyqi: Punëtorët duhet të kenë paga dinjitoze

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Largimi i punëtorëve nga vendi është pasojë e politikave të gabuara që janë bërë në të kaluarën, konsideron zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi  dhe porositi se të gjithë punëdhënësit duhet të kuptojnë se duhet me dinjitet  t'i paguajnë punëtorët  për t'i mbajtur në vendet e  punës.

 "Konsideroj se politikat konzistente japin rezultate. Kur keni një periudhë të tërheqjes së investimeve të huaja në të cilën fuqia punëtore shitet si fuqi punëtore e lirë, pasojë e politikave të tilla të gabuara është gjendja e tanishme, ndërsa ko është që qytetarët të mos besojnë se  në shtetin tonë mund të hapen vende pune të paguara mirë. Politika jonë nga viti 2017 e këndej është konsistente, ndërsa kjo është çdo vend pune që do të hapet nga kompanitë e huaja dhe vendase, ndërsa duhet të ketë mbështetje nga ana e  Qeverisë, duhet të jetë një punë e paguarnë mënyrë dinjitoze", tha Bytyqi  në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të forumi biznesor Maqedonia e Veriut - Finlandë në organizim të Odës Ekonomike.

 Ne, theksoi, në ligjet tashmë e kemi thënë  se  mbshtetje mund të merret vetëm nëse paga është mbi 50 për qind më shumë se paga minimale e cila do të ishte diku rreth pagës mesatare në shtet.

"Vetëm politika të tilla konzistente do ta bëjnë njerëzit tanë të besojë më shumë dhe të rikthejë besimin se në vendin tonë po krijohen vende pune dinjitoze dhe gjithsesi  trendi i migrimit do të ulet. Fatkeqësisht, pasojat  po i paguajmë tani për politikat dhe vendimet që disa nga paraardhësit e mi i morën për shtetin tonë vite më parë, dekada më parë", tha Bytyqi. 

Theksoi se ende është e lartë shkalla e papunësisë në vendin tonë.  

"Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Agjencisë së Punësimit, shkalla e papunësisë është diku rreth 13.7 për qind. Kjo është një shkallë e lartë e papunësisë. Zgjidhja afatgjatë është që njerëzit tanë të guxojnë, të rikualifikohen dhe të pranojnë vende pune dinjitoze. Më bën të lumtur fakti që ndoshta ndonjëherë disa ngjarje ndodhin në mënyrë të panatyrshme si migrimi, por e detyruan sektorin privat të paguajë paga më dinjitoze se sa më parë. Prandaj konsideroj se çdo rrjedhë apo që ndodh në një kohë të caktuar ndodh për një arsye, ndërsa arsyeja këtu është se të gjithë edhe në sektorin privat do të duhet të kuptojmë se nuk ka më punëtorë që duhet t'i paguani nën dinjitetin e punëtorit sepse gjithmonë do të ketë opsione", porositi Bytyqi.  ar/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR