• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi në SEFF: Duhet ta braktisim qasjen tashmë të vendosur ekonomike të krijimit të varshmërive dhe të fokusohemi në ndërvarshmëritë

Bytyqi në SEFF: Duhet ta braktisim qasjen tashmë të vendosur ekonomike të krijimit të varshmërive dhe të fokusohemi në ndërvarshmëritë

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) – Prosperiteti, rritja, zhvillimi dhe qëndrueshmëria mund të arrihen përmes krijimit të ndërvarshmërive të forta dhe veprimeve të përbashkëa. Duhet të braktisim qasjen tashmë të vendosur ekonomike të krijimit të varshmërive dhe të fokusohemi në ndërvarshmëritë si qasje fitimtare në periudhë afatmesme dhe afatgjate, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në panelin “Tregje, institucione dhe prosperitet ekonomik” në kuadër të Forumit të tretë ekonomik financiar (SEFF) që sot mbahet në Shkup.

Theksoi se pikërisht Evropa mbështetet në parimer e BE-së për bashkëpunim dhe veprim të përbashkët në mënyrë që të sigurohet stabilitet, e një të njëjtën kohë edhe prosperitet dhe rrethim të zbatueshëm për rritje me qëllim që të arrihet ekonomi energjike me performanca të larta.

“Kjo është Evropa tani, meqë vetëm një ekonomi e gjallë me performanca të larta do t’u sjellë mundësi qytetarëve tanë, veçanërisht të rinjve tanë, të mbeten këtu, duke ndërtuar ardhmërinë e tyre, familjet e tyre, në vendin në të cilin kanë lindur. Në mënyrë që të përmirësojmë rrugën tonë drejt krijimit të ekonomive më të gjalla dhe më rezistuese, ne si kreatorë të politikave duhet të përqendrohemi vetëm në një agjendë të vetme – ndërtim të ekonomive më konkurruese”, tha Bytyqi.

Bëri të ditur se ekonomitë më konkurrente duhet të mbështeten në katër liritë themelore që janë esenca e krijimit të BE-së: liria e lëvizjes së mallrave, punëtorive, sigurimi i kushteve dhe kapitalit. Këtë, siç u shpreh, duhet ta bëjnë së bashku të gjithë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe porositi se fokusohemi në bashkëpunimin e gjithë rajonit në mënyrë që ta arrijmë qëllimin tonë – integrimin e plotë ekonomik në tregun e vetëm të BE-së.

“Vetëm përmes forcimit të aftësisë sonë të përbashkët konkurruese mund të sigurojmë norma më të larta të zhvillimit të ekonomive tona dhe t’i bëjmë të përgatitura për sfida më të larta në kërkimin e tyre që të jenë të pranishme në tregjet ndërkombëtare në këto kohëra të vështira dhe sfiduese, përmes ndërtimit të institucioneve të fuqishme, mbështetje dhe promovim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe krijim më shumë kapital njerëzor. Më duhet ta theksoj në mënyrë plotësuese rëndësinë e mbështetjes së Hulumtimeve dhe inovacioneve dhe qasjes deri te financat që janë të paevitueshme në rrugën tonë drejt integrimit në zinxhirët globalë të vlerave.

Si kreatorë të politikave, duhet të udhëhiqemi me vizionin që të mos fokusohemi vetëm në rritjen ekonomike si epiqendër të politikave tona ekonomike, por edhe në zhvillimin ekonomik që ka të bëjë me mirëqenien ekonomike dhe cilësinë e jetës së një kombi në perspektivën më të gjerë.

“Duhet të punojmë vazhdimisht në mirëqenien sociale e të gjithë qytetarëve tanë. Sigurim të qasjes së barabartë deri te arsimi, mbrojtja shëndetësore dhe punësimi është pika fillestare për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të vazhdojnë në rrugën e tyre për maksimizimin e potencialit të tyre. Vizioni i kreatorëve të sotëm të politikave për ardhmërinë duhet të jetë kombinim i masave që do të kombinojnë mbështetjen e zhvillimit ekonomik, ndërsa paralelisht do të krijojnë masa për mbështetje, ose ndoshta është më adekuate të thuhet

për diversifikimin e koherencës sociale ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore që jetojnë mes nesh. Ky është vizioni im se si kreatorët e sotëm të politikave këtu në rajonin tonë, e ndoshta edhe më shumë në gjithë botën duhet t’i qëndrojnë këtij kombinimi të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale me qëllim që të sigurojnë jetë më të mirë tani dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë”, theksoi Bytyqi.

Në mënyrë që të arrijmë rritje dhe zhvillim inkluziv, siç u shpreh, duhet të pranojmë se kapitali njerëzor është kreator i mirëfilltë i vlerës, ndërsa interesat e qytetarëve tanë duhet të jenë të theksuar në diskutimet për shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.

“Përbërësi kryesore i zhvillimit është dhe do të jetë financimi. Financimi ndërkombëtar është gurëthemeli i kërkimit të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian. Fondet ndërkombëtare nga institucionet si Banka Investuese Evropiane, BERZH-i dhe Banka Botërore janë me rëndësi substanciale më shumë se kurdoherë për stimulimin e zhvillimit ekonomik, forcimit institucional, avancimit të infrastrukturës, reforma juridike dhe gjyqësore, tranzicion ekologjik dhe energjetik, zhvillim dhe mirëqenie sociale, bashkëpunim ndërkufitar, rezistencë ndaj krizave dhe stabilitet”, tha Bytyqi. 

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR