Bytyqi: Jemi të gatshëm të japim mendim pozitiv për TVSH-në për peleta
- Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në një deklaratë për media tha se si Qeveri janë të hapur të japin mendim pozitiv që TVSH-ja për peleta të mbetet pesë për qind.
Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në një deklaratë për media tha se si Qeveri janë të hapur të japin mendim pozitiv që TVSH-ja për peleta të mbetet pesë për qind.
"Peleat janë një ndër produktet për ngrohje që i përdor popullata. Si Qeveri jemi përgjegjëse të japim mendim pozitiv për pesë përqindët pa dallim prej ku vjen nisma", tha Bytyqi pas vizitës në kompaninë "Makprogres".
Shoqata e konsumatorëve "Solidariteti" ka kërkuar që TVSH-ja për peletat të mbetet pesë për qind, ndërsa në të kundërt paralajmëroi protestë para Ministrisë së Financave.
Lidhur me hapjen e minierës Ilovica, Bytyqi e përsëriti qëndrimin se miniera nuk do të hapet nëse popullata nuk pajtohet me këtë
Nga shtatori nga Qeveria paralajmërojnë edhe ndryshim të vendimit për kuotat për punonjës të huaj dhe thjeshtësim të procedurës për angazhimin e tyre në vend.
"Jemi në bisedime me odat, mendoj se nuk do ishte dëm të rritet edhe dyfish, por ende jemi në bisedime", tha Bytyqi. mb/
Foto: MIA