• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë ish-funksionari Tahir Hani

Ka ndërruar jetë ish-funksionari Tahir Hani

 Strugë, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ka ndërruar jetë Tahir Hani, ish-funksionari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

 U lind më 15 dhjetor të vitit 1961 në Strugë. Ka kryer funksione të rëndësishme shtetërore, nes të cilëve deputet, ministër, zëvendësministër...

 Lajmin për vdekjen e Hanit e ka bërë të ditur partia e tij amë, BDI, në profilin zyrtar në Fejsbuk.

 "Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndëruar jetë shoku ynë Tahir Hani", qëndron në informacion.

 Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko i ka shprehur ngushëllime familjes, duke shprehur keqardhjen për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.

 Varrimi është caktuar për sot në orën 15 në varrezat e fshatit Veleshtë të Strugës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR