• e hënë, 23 dhjetor 2024

Thellim i bashkëpunimt me Estoninë në fushën e gjeologjisë dhe minierave

Thellim i bashkëpunimt me Estoninë në fushën e gjeologjisë dhe minierave

Shkupo, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale dhe Enti Gjeologjik kanë qenë nikoqirë të takimit të punës me delegacionin nga Estonia, në përbërje të të cilit janë ekspertë eminentë nga fusha e gjeologjisë dhe minierave. Në fokus të takimit, siç njoftoi Ministria, ishte shkëmbimi i ideve dhe iniciativave për thellimin e bashkëpunimit, si dhe shkëmbimi i praktikave të mira në rregullimin dhe zhvillimin e këtyre sektorëve, me theks në përforcimin e kuadrit ligjor dhe shkëmbimin institucional të njohurive.

Ministrja, Sanja Bozinovska theksoi se Maqedonia është e vendosur për avancimin e kornizës rregullative dhe praktikave në miniera dhe gjeologji, me qëllim të përmbushjes së standardeve më të larta evropiane dhe zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë.

"Prioriteto ynë është që të ndërtojmë sektor rezistent dhe të qëndrueshëm të minierave, me qëllimet tona ekologjike dhe ekonomike", tha ministrja Bozhinovska.

Përfaqësuesi i delegacionit të Estonisë, Sirli Sip Kuli, dejtor i Entit gjeologjik të Estonisël, u shpreh i mahnitur nga kornizta rregiullatore maqedonase në këtë fushë.

"Me të vërtetë jemi të mahnitur nga korniza e fuqishme juridike, të cilën Maqedonia e ka vendosur në këtë sektor. Shpresoj se do t'i shfrytëzojmë përvojat tona për përmirësimin e legjislacionit tonë në fushën e gjeologjisë dhe minierave", tha Kuli.

Ministrja Bozhinovska u falënderua për vizitën dhe mundësinë për shkëmbim të diturive dhe përvojave, duke e theksuar përkushtimin e Maqedonisë në zhvillimin e industrisë gjeologjike dhe të minierave me qasje përgjegjëse dhe të qëndrueshme.

Gjatë vizitës dy delegacionet diskutuan edhe për mundësitë për projekte të përbashkëta në fushën e kërkimeve gjeologjike, zhvillimin e teknologjive të reja në miniera dhe iniciativat për mbrojtjen e mjedisit. Ata shprehën vullnetin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer njohuri dhe burime, me synim avancimin e kësaj fushe strategjike për të dy vendet.

"Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale mbetet e hapur për nisma të reja dhe për bashkëpunime që do të mundësojnë në mënyrë plotësuese në sektorin e gjeologjisë dhe minierave, me kontribut drejt zhvillimin ekonomik dhe ekologjik", theksohet në komunikatë. mb/

Foto: Ministria e Energjetikës

QËNDRONI TË LIDHUR