• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi – Duxhak: Përshpejtimi i Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm

Bytyqi – Duxhak: Përshpejtimi i Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm

Shkup, 1 tetor 2023

Me rastin e Asamblesë së sivjetshme të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt javën e kaluar në Nju-Jork, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, së bashku me përfaqësuesen aktuale të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Rosana Duxhak shkruan një artikull gazetaresk të përbashkët që vijon më poshtë:

Nëse pyeten, ndoshta të gjithë në botë do të thonë se mbështesin Agjendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ). Por megjithëse shumë vende mbështesin, në gjysmë të rrugës, premtimin e përbashkët të vendeve në mbarë botën për të siguruar të drejtat dhe për të siguruar mirëqenien e të gjithëve, në një planet të shëndetshëm dhe të begatë, realizimi është ende larg realitetit.

Në fakt, për herë të parë në vite, progresi në procesin e zhvillimit po ndryshon nën ndikimin e një kombinimi faktorësh - fatkeqësitë klimatike, konfliktet, rënia ekonomike dhe efektet e vazhdueshme të pandemisë Kovid-19.

Megjithatë, edhe pa krizat e fundit, bota është jashtë kursit. Vendet nuk kanë përshpejtuar sa duhet në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe progresi në vitin 2019 është ngadalësuar, ndërsa për çështje të tjera si siguria ushqimore, veprimi i klimës dhe mbrojtja e biodiversitetit, bota vazhdon të ecë në drejtimin e gabuar.

Ku po gabojmë?

Ekzistojnë tre elementë për arritjen e suksesshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm: vënia e tyre në prioritet, sigurimi i burimeve të nevojshme, duke përfshirë burimet njerëzore, për të arritur këto qëllime apo objektiva dhe kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse. Globalisht, ne duket se po dështojmë në të tre frontet, megjithëse ekziston një konsensus i qartë se Agjenda 2030 është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë, më të gjelbër dhe më të shëndetshme për të gjithë.

Në shumë vende dhe rajone, qasja ndaj OZHQ-së konsiderohet më pak e rëndësishme sesa ato që duken si prioritete urgjente. Në mënyrë paradoksale, shpesh ato prioritete imediate, si zhvillimi ekonomik, krizat shëndetësore, papunësia, janë pjesë e të njëjtit grup vlerash dhe prioritetesh si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Sa i përket investimeve/burimeve të nevojshme për arritjen e OZHQ-së, shpesh "kostoja më e lartë" e përdorur për të justifikuar mosveprimin, pra mungesa e financimit ose kostoja e lartë e OZHQ-së, përdoret si justifikim për mosaktivitet apo mosveprim. Por në realitet kostoja e mosveprimit është dukshëm më e lartë. Ajo që nuk bëjmë sot do të na kushtojë shumë më tepër nesër dhe jo vetëm nga ana financiare.

Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, duket se ka një keqkuptim global të ndërlidhjes së qëllimeve dhe nevojës për t'iu qasur të gjitha problemeve në mënyrë holistike dhe me synimin e zhvillimit të qëndrueshëm, në vend që t'i qasemi secilit problem individualisht.

Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj Agjendës 2030 dhe ka parë përparim të madh në të kaluarën, duke zbatuar Rishikimin e parë Vullnetar Kombëtar (2020) dhe madje duke arritur një rritje të objektivave fillestare në disa fusha, siç është ulja e emetimeve të karburanteve fosile.

Në periudhën e kaluar, Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje të varfërisë, ulje të shkallës së papunësisë dhe ulje të ndotjes së ajrit. Maqedonia e Veriut arriti të arrijë deinstitucionalizimin e plotë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Vendi e rriti mbulimin e zonave të mbrojtura nga 8.9% (2014) në 13.9% (2023), falë shpalljes së Parkut të ri Kombëtar "Mali i Sharrit” dhe zones së re të mbrojtur (Osogovë). Politikat që lidhen me barazinë gjinore janë pothuajse plotësisht në përputhje me vendet më të zhvilluara. Ka edhe shumë shembuj të tjerë të mirë të përparimit që po bën vendi ynë.

Çfarë mund të bëjmë më shumë? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kthehemi te tre elementët e nevojshëm për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm:

Zhvillimi i qëndrueshëm duhet të bëhet mejnstrim, pra të jetë i ngulitur si prioritet në çdo gjë që bëjmë, duhet të investojmë burime të shumta dhe mbi të gjitha duhet të kemi një qasje gjithëpërfshirëse.

Për të ndihmuar në secilën prej fushave, një proces kompleks i zhvillimit dhe miratimit të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit (SKZH) 20-vjeçare është nisur dhe është drejt përfundimit, duke ndërtuar një konsensus të të gjithë shoqërisë për të zhvilluar një shoqëri adaptive dhe elastike, të përgatitur për të ardhmen, duke përfshirë vendosjen e mjeteve inovative të financimit të OZHQ-së.

Kjo strategji do të na ndihmojë të përcaktojmë rrugën, t'i japim përparësinë më të lartë zhvillimit të qëndrueshëm, të mandatojmë një qasje gjithëpërfshirëse kur kemi të bëjmë me sfidat individuale dhe të orientojmë burimet tona, veçanërisht burimet tona njerëzore, drejt ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët dhe të qëndrueshme për ne dhe për brezat e ardhshëm . Duke vepruar kështu, kuptohet se zhvillimi i qëndrueshëm dhe SKZH do të përputhen plotësisht me prioritetet e anëtarësimit në BE, duke mbështetur drejtimet strategjike të vendit.

Ne gjithashtu duhet të punojmë në mobilizimin e burimeve tona, veçanërisht të burimeve tona njerëzore, sepse e vetmja mënyrë se si do të materializohen Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm është nëse të gjithë kontribuojnë për këtë.

Sepse kjo varet nga secili prej nesh dhe është e rëndësishme për të gjithë ne!

Për të siguruar që njerëzit të kenë një mirëkuptim më të madh për një qasje të qëndrueshme dhe për të përcaktuar se cili mund të jetë roli i tyre në këtë proces. Tashmë janë duke u zhvilluar disa programe për të përfshirë çështje që lidhen me OZHQ-në, të tilla si ndryshimi i klimës në kuadër të arsimit, ose buxhetimi i përgjegjshëm gjinor brenda buxhetit kombëtar.

Por duhet më shumë. Është e nevojshme përfshirja e të gjithëve dhe për këtë është e nevojshme të theksohet vazhdimisht rëndësia e SDG-ve.

Në fund të fundit, praktika e marrjes së një qasjeje gjithëpërfshirëse në trajtimin e sfidave duhet të bëhet një praktikë e vazhdueshme. Ne nuk mund ta menaxhojmë varfërinë duke menduar vetëm për papunësinë dhe shërbimet sociale.

Varfëria është shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe matja e PBB-së nuk pasqyron saktësisht gjendjen ekonomike të vendeve. Këtu përfshihet gjithashtu mungesa e arsimit, ushqimit, kujdesit shëndetësor, përfshirjes dhe aksesit më të gjerë në të drejtat e njeriut. Ne nuk mund të përmirësojmë mjedisin tonë pa ndërtuar rrugë të qëndrueshme, rrjete ujësjellësi, rrjete elektrike, rrjete kompjuterike dhe rrjete të ujërave të zeza, të aksesueshme për të gjithë. Ne nuk mund të luftojmë kundër pabarazive nëse ka njerëz që ende ndjehen të diskriminuar.

Në vitin 2015, 193 vende në mbarë botën u zotuan të punojnë së bashku globalisht për të trajtuar pabarazinë, për të luftuar varfërinë dhe për të trajtuar ndryshimet klimatike. Këto aspirata dhe premtime janë pjesë e Axhendës 2030 dhe Objektivave të Ndërlidhura të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Samiti i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm i këtij viti në Nju-Jork shënon fillimin e një faze të re të përparimit të përshpejtuar drejt zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Miratimi i deklaratës politike ofron udhëzime për veprime transformuese dhe të përshpejtuara deri në vitin 2030.

Së fundi, duhet të kujtojmë se është detyrë e jona që të krijojmë të ardhmen duke ndërmarrë #VeprimTani.

DEKLARATA TË SHKURTRA
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet ekonomike, për koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet

“Që të mund të flasim për qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik, duhet ta harmonizojmë atë me natyrën, ta realizojmë në paqe dhe siguri, por edhe të ndajmë të mirat e saj me të gjithë, pra të mos lëmë askënd pas (Leave no one behind), kjo është një nga gjërat thelbësore, mesazhet që dalin nga Deklarata Politike e Samitit për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila u miratua nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në Nju-Jork, ne afirmuam përkushtimin e kombeve të botës për realizimin e 17-të synimeve apo objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara në Agjendën 2030.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka shprehur përkushtimin e saj për zbatimin e Agjendës 2030 dhe progresi që kemi bërë është regjistruar përmes Vlerësimit të Integruar.

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit do të vendosë kuadrin institucional për arritjen e konsensusit social në drejtim të krijimit të atmosferës politike dhe ne kemi mobilizuar energjinë politike pozitive për të vendosur 20 prioritete zhvillimore vjetore, të cilat do të përfaqësojnë bazën për lokalizimin dhe realizimin në një shkallë edhe më të lartë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Rosana Duxhak, Koordinatore Aktuale e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut

"Nëse ne duam të njohim dhe lavdërojmë rezultatet e mira, të gjithë duhet të pranojmë se kjo nuk është aspas ashtu si duhet." „Business-as-usual“ do t'i mbajë OZHQ-të jashtë arritjes madje deri në vitin 2050, me aspektet mjedisore veçanërisht të përkeqësuara. Nga ana tjetër, skenarë më vendimtarë dhe ambicioz të "nxitjes së OZHQ-së" mund të nxjerrin 124 milionë njerëz të tjerë nga varfëria dhe të gjenerojnë përfitime nga Objektivat e tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke përmirësuar mbrojtjen sociale, duke forcuar qeverisjen, duke promovuar një ekonomi të gjelbër, duke menaxhuar problemet digjitale dhe duke përmirësuar arsimin dhe shkencës. Prandaj, për të ndihmuar politikëbërësit, Raporti Global i Zhvillimit të Qëndrueshëm 2023 ofron shembuj të ndryshimeve kryesore transformuese të kërkuara në gjashtë pika të ndryshme si qeverisja; ekonomia dhe financa; shkenca dhe teknologjia, veprimet individuale dhe kolektive dhe ngritja e kapaciteteve për udhëzime strategjike dhe largpamësi; inovacione dhe gjenerim të alternativave të reja.

Një nga elementët kryesorë për arritjen e OZHQ-së është fakti se ne kemi nevojë për një angazhim më të gjerë shoqëror. Për ta arritur këtë nuk mjaftojnë platformat dhe ndërmjetësit aktualë. Shoqëria civile dhe grupet e mendimit, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet të jenë në gjendje të rrisin rolin e tyre si agjentë të ndryshimit dhe promovues të llogaridhënies. Kjo kërkon jo vetëm pjesëmarrje, por edhe një rol në vendimmarrjen reale, veçanërisht për të rinjtë”.

Sektori për marrëdhënie me opinionin

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR