• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bufoni synon postin e drejtorit sportiv

Bufoni synon postin e drejtorit sportiv

Torino, 17 janar 2024 (MIA) - Ish portieri i Juventusit dhe PSZH-së Xhanluixhi Bufon deklaroi se dëshiron të bëhet drejtor sportiv i ndonjë klubi futbollistik.

"Të bëhesh drejtor sportiv është një sfidë pas 32 vitesh si futbollist. Vetëm përvoja në futboll nuk mjafton që të punohet në fushë, ndërsa aspekti menaxherial është thelbësor për një menaxher sportiv në çdo nivel”, ka thënë ai.

Kam qenë me fat dhe ka kaluar nëpër shumë emocione në karrierën time. Të qëndroj me Juventusin në Serinë B në moshën 28-vjeçare dhe të bëhesh kampion bote më dukej çmenduri, por ishte përzgjedhje që ndikonte në mua dhe atë që besoja si fëmijë. Paratë, nga ana tjetër kanë qenë gjithmonë gjëja e fundit, jo problem", ka thënë Bufoni për "Juvenews.eu".

Bufoni e filloi karrierën e tij në Parma në vitin 1995 dhe e përfundoi në të njëjtin klub vitin e kaluar.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR