Braun: Sulmet izraelite në Liban mund ta zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Afërt
- - Sulmet izraelite në Liban mund ta rrisin rrezikun nga krijimi i një konflikti më të gjerë, në të cilin do të përfshiheshin Irani dhe grupet militante të cilat kanë mbështetje nga Teherani, veçanërisht nëse nën kërcënim vendoset ekzistenca e Hezbollahut, deklaroi mbrëmë shefi i Shtatmadhorisë së Bashkuar të Forcave Ushtarake të SHBA-së, gjeneral Çarlls Braun.
- Post By Fitore Curri
- 08:34, 24 qershor, 2024
Uashington, 24 qershor 2024 (MIA) - Sulmet izraelite në Liban mund ta rrisin rrezikun nga krijimi i një konflikti më të gjerë, në të cilin do të përfshiheshin Irani dhe grupet militante të cilat kanë mbështetje nga Teherani, veçanërisht nëse nën kërcënim vendoset ekzistenca e Hezbollahut, deklaroi mbrëmë shefi i Shtatmadhorisë së Bashkuar të Forcave Ushtarake të SHBA-së, gjeneral Çarlls Braun.
Braun nuk dha parashikime për veprime të mëtutjeshme të Izraelit dhe e theksoi të drejtën e tij për vetmbrojtje, por paralajmëroi se sulmi ndaj Libanit "mund ta rrisë potencialin për konflikt shumë më të gjerë".
Deklarata e tij erdhi pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi së shpejti përfundim të fazës intensive të veprimeve ushtarake në Rripin e Gazës që do të mundësojë shpërndarje të shumë forcave izraelite në kufirin me Libanin. fc/