BP: Është konstatuar cilësia dhe siguria e arit të Maqedonisë së Veriut në Thesarin e Bankës së Anglisë
- Guvernatori i Bankës popullore (BP), Trajko Sllaveski dhe ekipi i tij në kuadër të vizitës zyrtare në Bankën e Anglisë patën mundësi të jashtëzakonshme për vizitë pune në Thesarin e bankës së Anglisë, ku do të ruhen rezervat e arit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas, u bë kontrolli i arit dhe kushtet në të cilat do të ruhet në Thesarin e Bankës së Anglisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:13, 2 dhjetor, 2025
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Guvernatori i Bankës popullore (BP), Trajko Sllaveski dhe ekipi i tij në kuadër të vizitës zyrtare në Bankën e Anglisë patën mundësi të jashtëzakonshme për vizitë pune në Thesarin e bankës së Anglisë, ku do të ruhen rezervat e arit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më pas, u bë kontrolli i arit dhe kushtet në të cilat do të ruhet në Thesarin e Bankës së Anglisë.
Kontrollet, siç theksojnë nga BP, janë pjesë e aktiviteteve të zakonshme të bankave qendrore lidhur me kujdesin e tyre për sigurim të standardeve më të larta të sigurisë në ruajtjen e arit monetar.
"Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të rezervave devizore, disponon me rreth 6,9 tonë ari monetar, me vlerë rrjedhëse të tregut prej rreth 800 milionë euro. Ari ruhet në Thesarin e Bankës së Anglisë në formë të alokuar (asinjuar) dhe e përbëjnë monedha të shenjuara ari të cilat në tërësi i përmbushin standardet e tregut të arit në Londër (London Good Delivery Standard − shufra me përmbajtje të arit prej së paku 99,5% apo peshë prej rreth 400 uncëve të pastër, përkatësisht rreth 12 kg). vendimi që ai të ruhet në Bankën e Anglisë u soll në vitin 2010 duke i pasur parasysh sigurinë dhe fleksibilitetin që i ofron bazamenti infrastrukturor i bankës qendrore, si dhe qasja drejt tregut të Londrës si tregu më i madh i arit në botë", theksojnë nga BP.
Pas kërkesës së parashtruar paraprakisht drejtuar Bankës së Anglisë, siç theksojnë, ishte ndarë dhe prezantuar ekzemplar nga numri adekuat i shufrave të arit në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Guvernatori, së bashku me ekipin e tij të ekspertëve, kreu kontroll vizual të ekzemplarëve, me ç'rast u konfirmua se ato u përgjigjen numrave serik dhe se janë në formë të rregullt e cila korrespondon me specifikimet e konstatuara standarde.
Në Thesarin e Bankës së Anglisë ndodhet një prej rezervave më të mëdha të arit në botë. Banka e Anglisë kujdeset për mbi 400.000 shufra ari në vlerë të miliarda funtave. Ari ruhet me shumë kujdes sipas standardeve më të larta të sigurisë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, bankat dhe qeveritë e tjera në botë kanë të drejtë të ruajnë ari në Bankën e Anglisë.
"Banka popullore edhe në të ardhmen do t'i përkushtohet menaxhimit transparent, efikas dhe përgjegjës të rezervave devizore dhe atyre të arit, në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit", porosisin nga BP. ab/
Foto: Printskrin