• e shtunë, 28 shtator 2024

Boshnjakët dhe shqiptarët e mbështetën Gjukanoviqin në garën për mandat të ri presidencial në Mal të Zi

Boshnjakët dhe shqiptarët e mbështetën Gjukanoviqin në garën për mandat të ri presidencial në Mal të Zi

Podgoricë, 15 mars 2023 (MIA) - Partia boshnjake (BS), Unioni demokratik i shqiptarëve (DUA) dhe Partia demokratike (DP) do ta mbështesin presidentin aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet presidenciale të caktuara për të dielën, kumtuan mediumet malazeze.

Sipas CDM, autoritetet e BS vendosën ta mbështesin Gjukanoviqin në zgjehdjet e ardhshme, ndërsa sipas gazetës "Vijesti", vendim të njejtë sollën edhe dy partitë shqiptare, DUA dhe DP.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen të dielën në atmosferë mjaft tensionuese për shkak të krizës së gjatë institucionale dhe politike.

Në garën presidenciale marrin pjesë shtatë kandidatë, ndërsa nëse asnjëri prej tyre nuk merr më shumë se 50 prë qind të mbështetjes, rrethi i dytë do të mbahet më 2 prill.

Kandidatë presidencial janë presidenti aktual dhe kandidat i DPS-së, Millo Gjukanoviq, kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiq, kryetari i Demorkacisë sër e serbe dhe njëri prej liderëve të DF, Andrija Mandiq, zëvendëskryetari i Lëvizjes Evropa tani, Jakov Milatoviq, deputetja e SDP-së, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, lideri i Malit të Zi të bashkuar, Goran Danilloviq dhe influensuesi Jovan Radulloviq. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR