• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell: Dialogu është mënyra e vetme që të arrihet deri në zgjidhje, nga ai varet rruga evropiane e Kosovës dhe Serbis

Borrell: Dialogu është mënyra e vetme që të arrihet deri në zgjidhje, nga ai varet rruga evropiane e Kosovës dhe Serbis

Bruksel, 26 tetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë spanjolle, Zhozep Borrell, sot në Bruksel, pas takimit me liderët e Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se dialogu është mënyra e vetme që të arrihet eri në zgjidhje dhe se nga kjo varet rruga evropiajhe e dy palëve.

"Puna vijon. Ndoshta do të duhet ta lëshoj Samitin e BE-së që të takohem sërish me liderët e Kosovës dhe të Serbisë që të shohim nëse mundemi të gjejmë zgjidhje në kuadër të dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Ruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu", deklaroi Borrell pas arritjes në takimin e liderëve të Unionit dhe anëtareve të saj.

Ai në Samitin e BE-së erdhi nga hoteli ku së bashku me përfaqësues të tjerë të BE-së dhe liderët e Gjermanisë, Frabcës dhe Italisë ka biseduar në veçanti me presidentin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell, përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajcak, presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Emanuel Makron, Olaf Sholc dhe Xhorxha Meloni, folën me Kurtin dhe Vuçiqin për rreth gjysmë ore.

Burime diplomatike kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Sholc, Makron dhe Meloni, si dhe Borrell, kanë shprehur gatishmërinë për të lënë përkohësisht samitin e BE-së dhe për t'u kthyer në bisedime me Vuçiqin dhe Kurtin nëse prania e tyre kontribuon në përpjekjet. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR