• e premte, 11 tetor 2024

Borel: Orban në Moskë nuk e përfaqëson BE-në

Borel: Orban në Moskë nuk e përfaqëson BE-në

Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk mori kurfarë mandati nga Këshilli i BE-së për ta vizituar Moskën, ndërsa qëndrimi i tij në kryeqytetin rus do të zhvillohet kryesisht në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Hungarisë dhe Rusisë, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel.

Ai deklaroi se për shkak të qëndrimit të BE-së për luftën në Ukrainë, nuk ka kontakte zyrtare mes Unionit dhe presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe prandaj Orban nuk e prezanton BE-në në asnjë formë, kumtoi shërbimi për shtyp i Komisionit evropian.

Në kumtesë përkujtohet se presidenti i Rusis, Putin, ështl i akuzuar nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe se është shpallur fletë-arrest për të lidhur me deportimin e detyrueshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Orban sot në intervistë për radion "Koshut" deklaroi se Hungaria, si kryesuese e ardhës me BE-në, nuk ka mandat të engociojë në emër të Unionit, por se Budapesti dëshiron të ndërmarrë hapa drejt paqes. Ai theksoi se detyra e tij është të tregojë deri ku është e gatshme të shkojë secila palë, pas çka liderët e vendeve të BE-së mund të sjellin vendim për hapat e ardhshëm kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Servisi ukrainas i Radio Evropës së Lirë dje kumtoi, suke iu referuar një burimi nga Qeveria hungareze, se Orban sot do të udhëtojë drejt Moskës në takim me Putinin.

Orban ishte për vizitë të befasishme në Kiev më 2 korrik, ku u takua me presidentin ukrainas VOlodimir Zelenski. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR