• e mërkurë, 26 qershor 2024

Bordi për akreditim të arsimit të lartë: Është anuluar akreditimi i Projektit për themelimin e Fakultetit të shkencave shëndetësore në Universitetin ndërkombëtar të Strugës

Bordi për akreditim të arsimit të lartë: Është anuluar akreditimi i Projektit për themelimin e Fakultetit të shkencave shëndetësore në Universitetin ndërkombëtar të Strugës

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Bordi për Akreditim të arsimit të lartë në mbledhjen e sotme ka marrë Vendim për anulimin e akreditimit të projektit për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në institucionin privat të arsimit të lartë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë.

"Me këtë vendim të Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë anulohen të gjitha veprimet tjera juridike lidhur me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë Universiteti Ndërkombëtar në Strugë", kumtuan nga Bordi për Akreditim të Arsimit të Lartë. ls/

Foto: Bordi për akreditim të arsimit të lartë

 

QËNDRONI TË LIDHUR