• e enjte, 19 dhjetor 2024

Bordi ekzekutiv i LSDM-së duhet të përcaktojë afatet për zgjedhjet e brendshme partiake për kryesinë e re dhe për kongresin e përgjegjshëm

Bordi ekzekutiv i LSDM-së duhet të përcaktojë afatet për zgjedhjet e brendshme partiake për kryesinë e re dhe për kongresin e përgjegjshëm

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Në selinë e LSDM-së në Bihaçka është duke vazhduar seanca e Bordit Ekzekutiv, në të cilën komisionet kompetente duhet të prezantojnë rregulloren dhe librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme brenda partisë për kryetar dhe udhëheqësi të partisë dhe për organizimin e Kongresit të përgjegjshëm.

"Sot kemi mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, që praktikisht është vazhdimësi e Bordit Ekzekutiv nga java e kaluar, në të cilën duhet të vijnë grupet punuese për organizimin e kongresit me libra të afateve të caktuara", deklaroi para fillimit të seancës Dimitar Kovaçevski, i cili dha dorëheqje nga pozita e liderit javën e kaluar pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

I pyetur nëse do të kandidojë për një mandat të ri si kryetar i partisë, Kovaçevski u përgjigj i prerë se nuk do të kandidojë.

Sanja Lukarevska e cila dha dorëheqje nga funksioni i zëvendës kryetares së partisë, pret që në seancë të përcaktohet rruga për hapat e ardhshëm, të cilat nënkuptojnë mbajtjen e Bordit Qendror, kongresin e përgjegjshëm dhe fillimin e procedurës për kandidim të kryetairt të LSDM-së.

Fatmir Bytyqi, i cili po ashtu dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM, i pyetur nëse planifikon të paraqesë kandidaturën për kryesimin, thotë se është ende herët për këtë.

Ndërsa Petre Shilegov konsideron se është ende herët për të diskutuar për kandidim dhe se prioritet është se si të ndalen, siç thotë ai, proceset retrograde që tashmë kanë filluar në shoqëri.

Në pyetjen gazetareske edhe kryetari i Kuvendit dhe anëtar i LSDM-së Jovan Mitreski, para seancës deklaroi se nuk ka ndërmend të kandidojë për kryetar të partisë.

Sllavjanka Petrovska dhe Jovan Despotovski tashmë kanë konfirmuar se planifikojnë të paraqesin kandidaturë, ndërsa në media si kandidatë të mundshëm për kryetar të LSDM-së përmenden Venko Filipçe dhe Stefan Bogoev.

Në seancën e 22 majit Dimitar Kovaçevski edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga pozita e liderit.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së e obligoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të Partisë, që të propozojë rregullore me propozim librin e afateve për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike.

Me dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informuan nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës së qytetit janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. sa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR