• e hënë, 22 korrik 2024

Bolton: Tramp nuk ka ide se si t'i japë fund luftës në Ukrainë

Bolton: Tramp nuk ka ide se si t'i japë fund luftës në Ukrainë

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Kandidati republikan presidencial Donald Tramp nuk ka ide se si t'i japë fund luftës në Ukrainë, deklaroi ish këshilltari i tij për siguri kombëtare, Xhon Bolton në intervistë për Si-En-En.

Bolton aludoi në deklaratën e Trampit, të dhënë gjatë bisedës së paradokohshme me presidentin Vollodimir Zelenski, se do të sjell paqe dhe do t'i japë fund luftës në Ukrainë.

"Kjo është marrëzi. Ai nuk ka ide si të negociojë dhe si t'i japë fund kësaj lufte", tha Bolton.

Ish këshilltari për siguroi kombëtare theksoi se afërsia e Trampit me presidentin rus Vlladimir Putin do të sjell lëshime në favor të Moskës, të cilat do të ishin katastrofike për Ukrainën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR