• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Në objektin e NjPB Gazi Babë janë investuar 27 milionë denarë

Bojmacaliev: Në objektin e NjPB Gazi Babë janë investuar 27 milionë denarë

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot (19.03.2024) ka zhvilluar një takim pune me udhëheqësinë e Njësisë së Punëve të Brendshme në Gazi Babë ku është njoftuar për aktivitetet dhe planet e hartuara nga SPB Shkup, sipas të cilave veprojnë nëpunësit policorë të këtij njësiti organizativ, në drejtim të garantimit të sigurisë së shkollave, transportit publik, luftës kundër kontrabandës së emigrantëve, sigurimit të garave sportive, etj.

“Në pjesën e veprave penale në rajonin e NjPB Gazi Babë janë kryer 248 vepra penale, të cilat ndiqen në rrugë zyrtare ku për të njëjtat janë parashtruar 40 kallëzime penale për 61 autorë dhe janë zbardhur 43 vepra penale“, informoi Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se të punësuarit në NJPB Gazi Babë kanë përmirësuar në mënyrë drastike kushtet e punës përmes objektit të rikonstruktuar në vlerë prej 27 milionë denarëve.

“Kur është fjala për NjPB Gazi Babë i gjithë objekti është zgjidhur në mënyrë cilësore dhe problemi hapësinor i Departamentit të armëve, eksplozivëve dhe lëndëve të rrezikshme-Shkup pranë Departamentit për Çështje civile, por edhe Njësisë për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve, duke përmirësuar nivelin cilësor të punës së këtyre njësiteve organizative, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Bojmacaliev.

Me këtë rast, Bojmacaliev vizitoi edhe krerët e udhëheqësitë e njësiteve organizative në kuadër të SPB Shkup të cilët aktualisht po ndjekin trajnimin "Roli i policisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2024" në NjPB Gazi Babë në drejtim të garantimit të procesit zgjedhor të sigurt dhe paqësor.

“Jam i bindur se kolegët në trajnim do të përcaktojnë tani më njohuritë e marra që kanë demonstruar në ciklet e mëparshme zgjedhore. Mund të them se MPB është plotësisht e përgatitur për të zhvilluar zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike sipas traditës evropiane”, tha Bojmacaliev. rq/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR