• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Ме mjete speciale dhe objekte të reja lundruese për mbikqyrje garantohet siguria e kufirit jugor dhe perëndimor

Bojmacaliev: Ме mjete speciale dhe objekte të reja lundruese për mbikqyrje garantohet siguria e kufirit jugor dhe perëndimor

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot ishin për vizitë në NJPB Resnjë, ku pas takimit me udhëheqësinë e DPB Resnjë, realizuan takime edhe  me udhëheqësit e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare “Markova noga” dhe stacionit policor për kalim kufitar dhe vëzhgim kufitar “Stenje”, në kuadër të serisë së vizitave që ata kryejnë në të gjithë sektorët në mbarë vendin me qëllim që të njihen nga afër me rezultatet e arritura dhe aktivitetet e përditshme të punës, por edhe me probleme të mundshme në kuadër të procesit të punës.

Siç njoftuan sot nga MPB, nga udhëheqësia e këtyre dy njësive organizative në MPB, Bojmacaliev dhe Tasevski u njoftuan për gjendjen e favorshme të sigurisë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë dhe të Maqedonisë me Shqipërinë, veçanërisht për kufirin e gjelbër që ata sigurojnë.

"Me kënaqësi mund të ju informoj se nga ana e udhëheqësisë të Stacionit Policor “Markova Noga” nuk kemi regjistruar vepra penale në këto dy muaj, kurse viti 2023 ka përfunduar me pesë vepra penale në pjesën e prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Në lidhje me Stacionin Policor për Kalim kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare “Stenjë”, Bojmacaliev u informua për fluksin e zvogëluar të udhëtarëve në kufirin jugor, kurse u drejtua edhe falenderimi për furnizimin me një skaf me të cilin lehtësohet mbikqyrja në Liqenin e Prespës. Njëkohësisht u theksua se të dyja njësitë organizative kanë bashkëpunim të mirë të ndërsjellë, po ashtu edhe bashkëpunimi me NJPB Resnjë është i shkëlqyeshëm, si dhe fakti se veprojnë sipas planeve të përbashkëta të SPB Manastir, QR “Jug” dhe QR “Perëndim”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ndër të tjera, u fol edhe për planin e rikonstruksionit të të dy objekteve, me synim sigurimin e kushteve më të mira të punës dhe rrjedhimisht rezultateve më të larta. Për sa i përket pajisjeve, të gjitha qendrat rajonale për operacione kufitare janë të pajisura me mjete speciale të vëzhgimit në vlerë prej 10 milionë eurosh dhe në periudhën e ardhshme priten 8 dronë, nga dy për çdo QR. sa/

Foto dhe video: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR