Blinken do ta përfaqësojë SHBA-në në takimin e OSBE-së
- Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do ta përfaqësojë SHBA-në në takimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup këtë javë, kumtoi ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajen.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:23, 27 nëntor, 2023
Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do ta përfaqësojë SHBA-në në takimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup këtë javë, kumtoi ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajen.
Në kontekst të pjesëmarrjes së ardhshme të sekretarit amerikan të Shtetit në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve nga NATO-ja, që po mbahet prej sot e deri të mërkurën në Bruksel, O'Brajan para gazetarëve në Uashington deklaroi se Blinken gjatë turneut të tij nëpër Evropë këtë javë pritet ta cekë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën, lajmëruan agjencitë botërore.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar osmani dhe kryesues aktual me OSBE-në të shtunën konfirmoi se sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do të vijë në darkën joformale të Këshillit ministror të OSBE-së në Shkup.
Osmani, i cili mbajti brifing me gazetarët rreth përgatitjeve të Këshillit, nuk mundi të saktësojë nëse në darkën joformale do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm ukrainas dhe rus. Siç tha, agjendat e të gjithë ministrave janë të ndryshme, kështu që nuk do të thotë se secili prej tyre do të jetë i pranishëm në konferencë për tre ditë me radhë.
Më 28 nëntor, informoi Osmani, do të fillojnë të arrijnë mysafirët, ndërsa darka joformale është paraparë për më 29 nëntor me numrin më të madh të ministrave. Në darkë pritet të paraqiten qëndrimet e shteteve lidhur me të ardhmen e OSBE-së, por temë, siç tha Osmani, do të jetë edhe agresioni në Ukrainë.
"Për darkën joformale e presim sekretarin shtetëror Blinken. Në cilën pjesë të tre ditëve do të jetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov, atë tani nuk mund ta them. Nuk duhet të presim se të gjithë do të qëndrojnë përgjatë tre ditëve. megjithatë, ata janë njerëz të rëndësishëm të cilët do të vijnë në një pejsë të caktuar të ngjarjes dhe do të shkojnë. Nëse do të përputhen terminet e qëndrimit të tyre, atë akoma nuk mund ta them, akoma po i konstatojmë ato hollësi. Do të vijnë të gjitha delegacionet, pyetjet janë nëse do të jenë minisrat apo zëvendësit e tyre", tha Osmani.
Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së do të mbahet në Shkup në periudhën prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor. Me Organizatën, për momentin kryeson Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila prej 1 janarit do t'ia dorëzojë kryesimin Maltës. ab/
Foto: МIА arkivi