• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bisedë Mickoski-Rute: Aktivizim i mundshëm i sistemit të NATO-s për përballje me fatkeqësitë

Bisedë Mickoski-Rute: Aktivizim i mundshëm i sistemit të NATO-s për përballje me fatkeqësitë

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute kanë biseduar për rasti në Koçan, ku 59 persona humbën jetën, ndërsa 155 pati të lënduar. Mickoski dhe Rute, sipas informacioneve të MIA-s, kanë folur për aktivizimin e mundshëm të sistemit të NATO-s për përballje me fatkeqësitë.

"Është biseduar për fatkeqësinë e sotme dhe aktivizimin e mundshëm të sistemit të NATO-s për përballje me fatkeqësitë. Janë dërguar mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike", informojnë nga Qeveria.

Në bisedën Mickoski ka thënë se në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe përgjegjësisë për shkaktarët e tragjedisë.

FOTO: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR