• e shtunë, 06 korrik 2024

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Besimtarët e konfesionit islam sot e festojnë Kurban Bajramin, festën e dytë më të madhe të myslimanëve pas Bajramit të Fitrit. Në ditën e parë të festës bëhet lutja e Bajramit - namazi i Bajramit, me çka besimtarët kërkojnë mëshirë nga Allahu. 

Karakteristikë e kësaj feste është therrja e kurbanit, i cili ka simbolikën e afrimit ndaj Zotit. Zakonisht flijohen deshë ose viça. Zakonin e kryejnë kushdo që ka mundësi, dhe ata që therrin kurban, pastaj ua shpërndajnë mishin të varfërve, fqinjëve dhe të afërmve. Kurban Bajrami zgjat tri ditë. Kjo festë kurorëzon haxhin, i cili konsiderohet si shtylla e pestë i Islamit.

Dita e parë e Kurban Bajramit, 28 qershori është ditë jopune për qytetarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR