• e premte, 05 korrik 2024

Besa Dauti është emëruar drejtoreshë e re e Galerisë së Arteve - Tetovë

Besa Dauti është emëruar drejtoreshë e re e Galerisë së Arteve - Tetovë

Tetovë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve - Tetovë nga sot do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga institucioni i Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, si kuratore arti, ndërsa me profesion është piktore akademike.

"Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që do të sjellë një angazhim serioz në zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit, thuhet në kumtesën e Galerisë së Arteve.

 

Besa Dauti zëvendëson drejtoreshën aktuale, Arbenita Meta, e cila drejtonte institucionin që nga tetori i 2023. ls/

Foto: Galeria e arteve Tetovë

 

 
 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR