• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Belgjika planifikon të dërgojë të burgosur në Kosovë

Belgjika planifikon të dërgojë të burgosur në Kosovë

Bruksel, 27 mars 2025 (MIA) - Qeveria e Belgjikës po shqyrton opsionet për marrjen me qira ose ndërtimin e objekteve të burgjeve në vende tjera evropiane, ku do të dërgonte shtetas të huaj, të cilët janë në burg në Belgjikë.

Ministrja belge e Drejtësisë, Anelis Verlinden dje në Parlament deklaroi se bisedimet për dërgimin e të burgosurve në vendet e tjera janë duke vazhduar dhe Kosova është një "opsion serioz". Sipas saj, me atë do të zgjidhet problemi me ngarkesën e burgjeve dhe do të sigurojë ekzekutim më efikas të dënimeve.

Verlinden theksoi se përshtatja e objekteve me standardet evropiane kërkon kohë, ndërsa shpenzimet do të arrijnë deri 202 milionë euro për dhjetë vite.

Danimarka në vitin 2022 ka arritur marrëveshje me Kosovën për të marrë me qira 300 qeli burgu.

Ajo theksoi se po zhvillohen bisedime me departamentet federale të migracionit dhe azilit për të përshpejtuar transferimin e të burgosurve të huaj dhe se janë planifikuar vizita diplomatike në Marok, Algjeri, Tunizi dhe Shqipëri për të përforcuar bashkëpunimin për kthimin e të burgosurve.

Në burgjet belge ka 13.000 të burgosur, edhe pse ata zyrtarisht kanë kapacitet për 11.040. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR