Bekami e fton Ronaldon në Inter Majami

Londër, 16 nëntor 2022 (MIA) – Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze dhe pronar i franshizës MLS të Interit nga Majami, Dejvid Bekam, është i interesuar pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2022 ta angazhojë futbollistin e Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo, publikuan sot mediat britanike.
Sipas burimeve të njëjta, Bekam tashmë e ka kontaktuar menaxherin e futbollistit portugez, Zhorzh Mendesh, i cili gjoja e ka paralajmëruar mundësinë që Ronaldo pas Mundialit në Katar të shpërngulet në SHBA.
Ronaldo ka marrëveshje me Junajtedin deri në fund të sezonit aktual, ndërsa për momentin me reprezentacionin e Portugalisë në përgatitje për KB në Katar.
Portugezi është në dalje e sipër nga Mançester Junajtedi pas intervistës kontroverse për mediat britanike në të cilën shprehu ofendime të shumta në adresë së klubit të tij aktual dhe trajnerit Erik ten Hag.