• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja kërkon hetim për varrezat masive afër spitaleve në Gazë

BE-ja kërkon hetim për varrezat masive afër spitaleve në Gazë

Bruksel, 24 prill 2024 (MIA) - BE-ja sot publikoi se kërkon hetim të "pavarur" për varrezat masive në afërsi të dy spitaleve kryesore në Rripin e Gazës.

"Kërkojmë hetim të pavarur për dyshimet dhe rrethanat e këtij zbulimi, pasi kjo krijon përshtypje se ka mundur të ketë shkelje të të drejtave të njeriut", tha Petar Stano, zëdhënës i Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS).

KB-ja dje bëri thirrje në hetim të pavarur për varezat masive, të zbuluara në dy spitalet kryesore në Rripin e Gzës.

Në deklaratë, komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Folker Turk tha se është i tmerruar nga shkatërrimi i spitalit më të madh në Gazë, spitalin Al Shifa dhe kompleksin mjekësor Naser në Kan Junis, si dhe nga zbulimi i varrezave masive afër tyre.

Një përfaqësues i mbrojtjes civile në Rripin e Gazës dje deklaroi se ekipet e tij të shtunën kanë zubluar trupa të 340 njerëzve në varrezat masive në rrethin e spitalit "Naser". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR