• e diel, 17 maj 2026

Aragçi: Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për trafik komercial

Aragçi: Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për trafik komercial

Teheran, 17 prill 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane Abas Aragçi në platformën Iks publikoi se është hapur Ngushtica e Hormuzit për trafik komercial.

Ai deklaroi se vendimi për të hapur Ngushticën e Hormuzit u mor në përputhje me marrëveshjen për një armëpushim dhjetëditor midis Izraelit dhe Libanit. Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për sa kohë që armëpushimi është në fuqi.

"Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur për kohëzgjatjen e armëpushimit, përgjatë një rruge të koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata Portale dhe Detare e Republikës Islamike të Iranit", njoftoi Aragçi në X.

Izraeli dhe Libani ranë dakord dje për një armëpushim dhjetëditor, të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili hyri në fuqi në mesnatë sipas orës lokale. sa/

foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR