• e martë, 25 qershor 2024

BE-ja i fillon bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë

BE-ja i fillon bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot zyrtarisht i fillon bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë.

Ky veprim i rëndësishëm synon veçanërisht dërgimin e një vote besimi për të ardhmen e Ukrainës, pasi Moska ka marrë vrull në fushën e betejës gati dy vjet e gjysmë që nga pushtimi i Kremlinit.

"Këto janë momente me të vërtetë historike. Ukraina është dhe gjithnjë do të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Miliona ukrainas, dhe me të vërtetë gjenerata të popullit tonë, e realizojnë ëndrrën e tyre evropiane", tha presidenti ukrainas Volodomir Zelenski kur 27 vendet e BE-së javën e kaluar nënshkruan për fillimin e bisedimeve. 

Ukraina, e ndjekur nga fqinji i saj Moldavia, paraqiti ofertat e saj për t'u bashkuar me BE-në menjëherë pas sulmit të shkurtit 2022 nga Rusia.

Fillimi i bisedimeve në Luksemburg ende e shënon vetëm fillimin e procesit afatgjat të reformave të përmbushur me pengesa politike që sipas gjitha gjasave do të zgjasë shumë vite. 

Në rrugën e këtij udhëtimi do të qëndrojnë jo vetëm përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar, por edhe frenimi i të dyshimtëve brenda BE-së, veçanërisht Hungaria, raportojnë mediat franceze.

Deri më tani, megjithatë, Ukraina - e përfaqësuar në bisedimet nga zëvendëskryeministrja Olga Stefanishina - mori lëvdata për fillimin e një varg reformash për parandalimin e mitos dhe përzierjes politike, madje edhe derisa ashpërsohet lufta. 

"Meritë e madhe për qeverinë ukrainase është që ka bërë një përparim kaq të shpejtë në kohë lufte drejt anëtarësimit. Dhe unë mendoj se kjo pasqyron një nivel kompetence dhe një angazhim real në emër të qeverisë ukrainase për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian", tha dje ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Majkëll Martin.

Lufta e Rusisë në Ukrainë përsëri e nxiti presionin në BE që të pranojë anëtare të reja.

BE-ja në dhjetor 2023, gjithashtu, ndau status të kandidatit për Gjeorgjinë. Ajo, gjithashtu i miratoi bisedimet për anëtarësim me Bosnjën dhe i vijon bisedimet me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimet me Ukrainën dhe Moldavinë sot do të fillojnë procesin e kontrollit të asaj se sa ligjet në vende tashmë janë harmonizuar me standardet e BE-së dhe sa punë tjetër mbetet. 

Pasi që të bëhet kjo, BE-ja duhet të fillojë me vendosjen e kushteve për bisedime për 35 tema, nga tatimet deri në politikën e mjedisit jetësor. 

Duket e pamundur që të ketë përparim drejt hapit të ardhshëm në gjashtë muajt e ardhshëm, kur Hungaria, vendi më miqësor ndaj Rusisë në bllok, do të kryesojë me BE-në.

Fillimi i bisedimeve jehon fuqishëm në Ukrainë, sepse ishte dëshira për lidhje më të ngushta me BE-në që ndezi protesta në vitin 2014, e cila përfundimisht u shndërrua në krizë të plotë me Rusinë.

Bisedimet vijnë në një kohë të tensionuar në Moldavi, pasi SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja paralajmëruan që "komplot" rus të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në vend në tetor.

Të bllokuara mes Ukrainës së shkatërruar nga lufta dhe Rumania anëtare të BE-së, autoritetet pro-perëndimore të Moldavisë shpesh akuzojnë Kremlinin për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Presidentja Maja Sandu e akuzoi Moskën, e cila ka ushtarë të stacionuar në një rajon të ndarë të vendit, se ka për qëllim ta destabilizojë Moldavinë para votimit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR