• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB: Gjysmë milioni njerëz në Gazë ende po përballen me uri katastrofike

KB: Gjysmë milioni njerëz në Gazë ende po përballen me uri katastrofike

Nju-Jork, 25 qershor 2024 (MIA) - Pothuajse gjysmë milioni njerëz ende po përballen me nivel katastrofik të urisë në Gazë, ceket në rpaortin e Klasifikimit të fazës së sigurisë së ushqimit (Food Security Phase Classification, IPC), agjenci e cila e ndjekë sigurinë globale të ushqimit.

Parashikimet për uri të pashmangshme në veri të territorit palestinez në mars nuk u realizuan, por raporti i mbështetur nga KB-ja sot kumtoi se 495.000 njerëz, rreth 22 prë qind e popullatës në Gazë, ende po përballen me "nivel katastrofik të pasigurisë akute me ushqim".

Edhe 750.000 njerëz janë në situatë të jashtëzakonshme për shkak të furnizimit të pasigurt me ushqim, thuhet në kumtesë.

Organizata botërore për ushqim e KB-së (WFP) tha se raporti i ri "jep pasqyrë të qartë për urinë".

Dërgesat e rritura të ushqimit në pejsën veriore të Gazës ndihmuan të ulen nivelet më të këqija të urisë, por situata mbetet e rrezikshme", theksoi WFP, duke paralajmëruar se situata po përkeqësohet në jug.

"WFP tani druan se pjesa jugore e Gazës së shpejti mund të përballet me nivele katastrofike të urisë që paraprakisht ishin vërejtur në rajonet veriore", thuhet në kumtesë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR