• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa të vrarë dhe shumë të lënduar në protestat kundër taksave në Kenia

Disa të vrarë dhe shumë të lënduar në protestat kundër taksave në Kenia

Najrobi, 25 qershor 2024 (MIA) - Disa persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë lënduar nga të shtënat e policisë gjatë protestave nacionale kundër taksave në Kenia. Bi-Bi-Si raporton se një pjesë e ndërtesës së Parlamentit është në flakë.

"Të paktën tetë persona kanë vdekur", raporton televizioni lokal KTN, duke iu referuar shërbimeve spitalore.
Dëshmitarët thanë se një pjese të parlamentit të Kenias i është vënë zjarri, ndërsa deputetet evakuuan ndërtesën mes municioneve të drejtpërdrejta dhe gazit lotsjellës.

Policia u përpoq të shpërndante protestuesit kryesisht të rinj duke brohoritur "Ruto duhet të largohet"! mes kushteve të zemërimit në rritje për shkak të planeve të qeverisë për të mbledhur më shumë se 2 miliardë dollarë në taksa të reja për të mbyllur vrimat në buxhetin e vendit të zhytur në borxhe".

Më herët gjatë ditës së sotme, deputetët miratuan propozim- ligj për rritjen e taksave. Ligji tani pret miratimin e presidentit Uiliam Ruto. 

QËNDRONI TË LIDHUR