• e shtunë, 06 korrik 2024

BE-ja bën thirrje të gjithë aktorët në Lindjen e Afërt të punojnë në uljen e tensioneve

BE-ja bën thirrje të gjithë aktorët në Lindjen e Afërt të punojnë në uljen e tensioneve

Bruksel, 19 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian merr raporte të ndryshme, por nuk ka konfirmim zyrtar për sulm të prëfolour, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano i pyetur për qëndrimin e BE-së lidhur me informatat se natën e kaluar është kryer sulm ndaj Iranit.

Sipas Stanos, në bazë të asaj që mund të shihet në terren, BE sheh shenja të tentimeve të cilat çojnë dhe udhëzojnë drejt eskalimit të gjendjes.

Бриселскиот договор склучен меѓу Белград и Приштина е валиден како и сите останати спогодби постигнати во рамки на дијалогот што се води со посредство на ЕУ, изјави денеска портпаролот на Евр

Ai përkujtoi se edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel disa herë përsëriti se rajoni i Lindjes së Afërt është në skaj të humnesër dhe duhet të ndërmerren hapa për qëndrueshmëri, sepse në të kundërtën mund të vihet drejt konfrontimit të plotë nga i cili askush nuk do të kishte dobi.

Stano shtoi se BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve në rajon të parandalojnë eskalim në kushte të situatës edhe ashtu tensionuese dhe t'i përkushtohen zgjidhjes së çështjeve të tjera, si ato lidhur me pengjet e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit dhe me palestinezët të cilët pësojnë nga kriza e madhe humanitare në Gazë.

"Këto janë prioritetet kryesore në të cilat duhet të fokusohet i tërë komuniteti ndërkombëtar dhe për atë do të bisedojnë ministrat nga BE-ja në Këshillin e ardhshëm të rregullt për punë të jashtme të hënën", shtoi Stano. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR