• e enjte, 20 shkurt 2025

BE-ja është e gatshme të veprojë shpejt për të lehtësuar rregullat e shpenzimeve për mbrojtje

BE-ja është e gatshme të veprojë shpejt për të lehtësuar rregullat e shpenzimeve për mbrojtje

Bruksel, 18 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Evropian është i gatshëm që shpejtë të japë propozime për lehtësimin e të drejtave buxhetore për t'ua lehtësuar vendeve-anëtare rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, deklaroi sot eurokomisari i tregtisë, Valdis Dombrovskis. 

"Është e qartë se duhet shumë shpejtë të veprojmë në lidhje me shpenzimet e shteteve anëtare dhe për fleksibilitet më të madh. Presim të punojmë në modalitetet në javët e ardhshme në mënyrë që të jemi të gatshëm të veprojmë shpejt", theksoi Dombrovskis para mbledhjes së ministrave të Financave të BE-së në Bruksel. 

Polonia, e cila aktualisht udhëheq me BE-në, në fillim të muajit njoftoi se interpretimi aktual se investimet në mbrojtje kanë të bëjnë vetëm me pajisje të tilla, si tanke dhe aeroplanë, është shumë i kufizuar.

Ministri polak i Financave, Andzhej Domanski sot deklaroi se është i bindur se shpenzimet për mbrojtje mund të rriten pa u shkelur besimi në rregullat fiskale të BE-së.

"Besimi është absolutisht kyç. Besojmë se mund të veprojmë brenda rregullave. Duhet me shumë saktësi t'i përshkruajmë që të mund vendet të cilat dëshirojnë të shpenzojnë më shumë, ta bëjnë këtë pa shkelur këto rregulla fiskale. Evropa duhet të shpenzojë më shumë, ne duhet ta kuptojmë sigurinë tonë, mbrojtjen tonë shumë më seriozisht", theksoi Domanski. 

Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen javën e kaluar deklaroi se Komisioni do të propozojë që mbrojtja të përjashtohet nga rregullat e BE-së për kufizimin e shpenzimeve qeveritare. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR