• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Përmbledhje e shkurtër e propozim platformës politike në mbrojtje të legjitimitetit

BDI: Përmbledhje e shkurtër e propozim platformës politike në mbrojtje të legjitimitetit

13 gusht 2024

Në këtë rast solemn, ndërsa shënojmë përvjetorin e 23-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ne, përfaqësuesit e Frontit Evropian, riafirmojmëangazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve tëpërfshira në këtë marrëveshje historike. 

Marrëveshja e Ohrit qëndron si një gurthemel i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut, duke mishëruar aspiratat e të gjithë qytetarëve të sajpër një shtet dhe shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Njëzet e tre vjet më parë, më 13 gusht 2001, u nënshkrua Marrëveshja Paqësore e Ohrit, duke i dhënëfund një periudhe konfliktesh dhe duke vendosurMaqedoninë e Veriut në një rrugë drejt pajtimit, barazisë, drejtësisë, qeverisjes konsensuale dheintegrimit euro-atlantik. 

Kjo Marrëveshje, e ndërmjetësuar dhe e arritur me mbështetjen dhe me garanci të komunitetitndërkombëtar, vendosi themelet për një bashkëjetesëpaqësore të komuniteteve të ndryshme etnike brendashtetit tonë, me fokus të veçantë në përfshirjen dhefuqizimin e komunitetit shqiptar, si dhe tëkomuniteteve joshumicë.

Marrëveshja e Ohrit ka një rëndësi të madhe ndërkombëtare, e konfirmuar edhe nga përfshirja e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian dhePërfaqësuesit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët e nënshkruan Marrëveshjen si garantues ndërkombëtarë. 

Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut ka detyrime kontraktuale ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e bërë kështu Marrëveshjen e Ohrit një traktat ndërkombëtar.

Marrëveshja imponoi ndryshime kushtetuese, reforma legjislative dhe ndryshime institucionale të hartuara përtë parandaluar margjinalizimin e komuniteteve joshumicë dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në jetën politike, sociale dhe Ekonomike të vendit, si dhe njëkohësisht i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbikëqyrë zbatimin e sajdhe të ndihmojë aty ku është e nevojshme.

SYNIMI DHE QËLLIMI i Marrëveshjes së Ohrit, parënë kontekstin e nënshkrimit të saj, janë thelbësore përtë kuptuar parimet e saj themelore dhe mënyrën se sipalët nënshkruese synuan ta zbatojnë atë.

Qeveria e atëhershme e Republikës së Maqedonisë dhe komuniteti shqiptar hynë në Marrëveshje me mirëbesim, me një angazhim të sinqertë për të ndërtuar një shtet dhe një shoqëri demokratike dhe paqësore të udhëhequr nga parimet kryesore të Marrëveshjes.

Marrëveshja e Paqësore e Ohrit u hartua për të zgjidhur tensionet etnike dhe luftën e armatosur përmes një balancimi të kujdesshëm ndërmjet njohjes dhefuqizimit të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve joshumicë duke ndjekur parimet themelore hyrëse:

• Ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sidhe të karakterit unitar të shtetit;
• Ruajtjen dhe reflektimin e karakterit dhe përbërjes multietnike të shtetit.
 

Që nga viti 2001, zbatimi i parimeve të Marrëveshjes së Ohrit ka garantuar përgjithësisht bashkëjetesën paqësore midis grupeve të ndryshme etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ka promovuar përfshirjen e drejtë dhe të barabartë të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve joshumicë në jetën sociale, politike dhe ekonomike të shtetit.

Mirëpo, zhvillimet e fundit politike me qeverinë e re të koalicionit, të formuar pas zgjedhjeve të mbajtura në maj 2024, kanë cënuar rëndë  themelet e SYNIMIT DHE QELLIMIT si dhe parimet themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Veprimet iracionale në rrafshin e kufizimit të standardeve të pjesëmarrjes politike, të arritura gjatë përpjekjeve prej dekadash për të garantuar standarde gjithnjë e më të larta të shoqërisë dhe shtetit gjithëpërfshirës, janë në kundërshtim me SYNIMIN DHE QELLIMIN e Marrëveshjes së Ohrit dhe me qëllimin e palëve nënshkruese.

Si të tilla ato e privojnë komunitetin shqiptar dhe komunitetet tjera nga standardet e pjesëmarrjes politike që shteti ka arritur deri tani, duke minuar parimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe me këtë edhe rendin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut, partitë politike janë të organizuara mbi baza etnike dhe votuesit tradicionalisht dhe kryesisht votojnë sipas partive politike të përkatësisë etnike. 

Për të ruajtur dhe reflektuar karakterin multietnik tëMaqedonisë së Veriut në jetën publike (një nga qëllimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit), dhe për të ruajtur stabilitetin, qeveritë në përgjithësi kanë reflektuar vullnetin elektoral të komuniteteve.

Që atëherë, parimi i “legjitimitetit etnik” është respektuar në përgjithësi nga të gjitha qeveritë. Në mungesë të këtij parimi, maqedonasit etnikë mund të vendosin arbitrarisht dhe preferencialisht se cila parti shqiptare etnike duhet të përfaqësojë komunitetin shqiptar.

Kjo situatë është problematike: Cili është qëllimi i ekzistimit të partive politike etnike dhe cila do të ishte arsyeja që një komunitet etnik të dale e të votojë në zgjedhje, nëse përfaqësuesit e tyre në fund zgjidhen në mënyrë preferenciale nga partia fituese etnike maqedonase?

Shkelja dhe injorimi flagrant i vullnetit politik dhe elektoral të komunitetit të dytë më të madh në vend, komunitetit shqiptar, si dhe komuniteteve joshumicë, është në kundërshtim me Amendamentin VI të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe me parimin e përfaqësimit të drejtë.

Duke marrë parasysh qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën për të siguruar standarde të drejta përpërfaqësimin etnik, është e nevojshme të zbatohen masa që ruajnë dhe reflektojnë karakterin multietnik të shtetit për të siguruar zbatimin e duhur të Marrëveshjes.

Masa të tilla si “Qeveria me legjitimitetin etnik” forcojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe rendin kushtetues të shtetit, dhe duhet të pëforcohen me nisma të mëtejshme për të garantuar zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit.

BAZA LIGJORE

Në parim, baza ligjore për prezantimin e masave që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve etnike gjenden në ligjet eksizstuese vendore, në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe në normat e zbatueshme ndërkombëtare. 

1. Legjislacioni kombëtar: Amendamenti VI (1) i Kushtetutës, parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë justifikon ruajtjen e kësaj praktike, e cila forcohet më tej nga interpretimi i kushteve të Marrëveshjes së Ohrit.
2. Marrëveshja e Ohrit: SYNIMI DHE QËLLIMI i Marrëveshjes;
3. Marrëveshjet ndërkombëtare: Konventa e Vjenës për interpretimin e traktateve;
4. E drejta ndërkombëtare humanitare: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe traktate të tjera për të drejtat e njeriut, siç është Neni 25 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike ("ICCPR"), për të cilin Maqedonia e Veriut është Shtet-Palë. "Përfaqësimi gjithashtu duhet të jetë legjitim".

Në fakt, prania e thjeshtë dhe numri i përfaqësuesve të partive politike të një komuniteti në qeveri nuk janë domosdoshmërisht tregues të legjitimitetit të procesit koalicionues të qeverisë. Atë përfaqësues mund ta zgjedhin sipas agjendës politike të mandatarit dhe rrjedhimisht ata mund të mos jenë përfaqësues tëshumicës së votuesve. 

Kjo do të çonte në përcaktimin paraprak të përfaqësuesve të komuniteteve etnike, bazuar në përshtatshmërinë politike të komunitetit shumicë, duke i bërë zgjedhjet në blloqe etnike të pa rëndësishme dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur lirshëm përfaqësuesit e tyre të zgjedhje, të pafrytshme. 

Nëse përfundimi është se sistemi zgjedhor nuk garanton përfaqësimin e drejtë, adekuat dhe legjitim të blloqeve etnike, atëherë mund të kërkohen ndryshime në sistemin zgjedhor ose miratim i masave plotësuese për të respektuar parimet e demokracisë, përfshirë vetë-përcaktimin e grupeve të komunitetit etnik dhe barazinë.

Një shtet që nuk garanton përfaqësim të drejtë dhe legjitim minon të drejtën njerëzore të pjesëmarrjes politike dhe parimin e përfaqësimit të drejtë të përfshirë në Kushtetutë (Amendamenti VI) dhe të shprehur në Nenin 4.1 të Marrëveshjes së Ohrit, sepse në praktikë ai bën të mundur që përfaqësuesit e shumicës të zgjedhin preferencialisht përfaqësuesit e komuniteteve ose mos të zgjedhin fare. 

Konsideratat Politike

Bazat ligjore duhet të balancohen dhe të marrin në konsideratë synimet e politikës dhe partitë politike në vendimet e tyre, veçanërisht në fazën e formimit të qeverisë, që paraqet një proces politik, duhet doemos të jenë të kujdeshme.

Kredibiliteti dhe Llogaridhënia

Në përgjithësi, shkalla e besueshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisë matet nga përgjegjësia që ajo e ka për të përfaqësuar preferencat e të gjithë votuesve, që është njëkohësisht parimi themelor i përfaqësimit proporcional. 

Një sistem politik efektiv është ai në të cilin pushtetië shtë përgjegjës ndaj votuesve në shkallën më të lartë të mundshme. 

Duke shprehur preferencën e tyre për një parti politike specifike, votuesit duhet të kenë mundësinë që të ndikojnë në formimin e qeverisë dhe të marrin pjesë në procesin e formimit të koalicionit të partive negociuese. 

Përjashtimi i partisë politike që në zgjedhjet e fundit fitoi shumicën e votave në bllokun shqiptar nga koalicioni nuk e përmbush këtë pritshmëri. 

Ndërsa llogaridhënia e qeverisë është një nga gurthemelet në shoqëritë që përballen me ndarje, veprimet që e kërcënojnë atë ka të ngjarë të çojnë në paqëndrueshmëri afatgjatë. 

Sidomos kur rreziku i cënimit të marrëdhënieve ndëretnike është prezent, pakënaqësia në mesin e komuniteteve joshumicë mund të minojë funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të qeverive, ndonjëherë duke çuar në pasoja të padëshirueshme.

Demokracia Konsociative

Katër masa konsiderohen se garantojnë konsociacionalizmin:

• Ndarja e pushtetit ekzekutiv;
• Autonomia e grupeve;
• Proporcionaliteti dhe 
• Vetoja reciproke.

Ndarja e pushtetit ekzekutiv i referohet formimit të një qeverie të madhe koalicioni, ku të gjithë përfaqësuesit legjitim politik e kanë të siguruar përfaqësimin. 

Autonomia e grupit transferon autoritetin vendimmarrës mbi çështje të caktuara tek grupet përkatëse. 

Proporcionaliteti avokon shpërndarjen e burimeve publike në mënyrë të drejtë dhe të barabartë si për shembull postet qeverisëse, mandatet në parlament, pozicionet në administratë dhe buxhetin.

Vetoja reciproke i lejon një komuniteti të mbrojë interesat e veta jetike dhe siguron që askush tjetër të mos vendosë për çështje të rëndësishme për komunitetin.

Fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përqafojnë parimin e konsociacionalizmit. 

Në përgjithësi, në Maqedoninë e Veriut, parimi i konsociacionalizmit po zbatohet përmes normave dhe praktikave me synimin për të ruajtur një balancë ndërmjet interesave dhe nevojave të të dy grupeve, maqedonasve etnikë dhe komunitetit shqiptar, si dhe komuniteteve tjera.

Masat e reja duhet të respektojnë këtë parim për të shmangur paqëndrueshmërinë afatgjate dhe përsëritjen e mosrespektimit të legjitimitetit etnik, në të dyja nivelet, qëndror dhe lokal.

Drejtësia politike

Drejtësia dhe barazia nuk mund të arrihen nëse grupi që duhet të përfaqësohet sipas parimit të proporcionalitetit, në fakt është i privuar nga përfaqësimi, sepse përfaqësuesit që janë zgjedhur për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar më mirë interesat e tyre janë përjashtuar nga vendimmarrja ekzekutive në formë arbitrare dhe preferenca nga shumica si dhe duke suspenduar legjitimitetin zgjedhor.

Duke e aplikuar këtë bazë politike në çështjen e formimit të qeverisë, barazia mund të arrihet nëse çdo grup merr vende në qeveri proporcionalisht me numrin e njerëzve që i përkasin komunitetit. 

Një formulë e tillë synon të shpërndajë pushtetin politik në mënyrë të drejtë dhe të reflektojë përbërjen shoqërore të një shteti. 

Në këtë kuptim, teoria e drejtësisë është e lidhur ngushtë me demokracinë konsociative, më së shumti me proporcionalitetin.

Në të njëjtën kohë, drejtësia nënkupton përfaqësimin e çdo grupi në vendimmarrje, gjë që, nga sa u tha mësipër, lidhet me cilësinë e përfaqësimit. 

Drejtësia dhe barazia nuk mund të arrihen nëse grupi që duhet të përfaqësohet nën parimin e proporcionalitetit, në fakt është i privuar nga përfaqësimi, sepse përfaqësuesit që do të kishin mbrojtur më mirë interesat e tyre janë përjashtuar nga vendimmarrja ekzekutive.

Çdo masë e ndërmarrë në Maqedoninë e Veriut nuk mund të nënvlerësojë parimin e drejtësisë që siguron një përfaqësim të saktë të përbërjes së shtetit dhe një shpërndarje të drejtë të burimeve.

Për këtë qëllim, përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë në shumicën e popullsisë mund të dëshirojnë të ndëmarrin: 

(1) veprime politike dhe 

(2) masa specifike. 

Ndërsa masat specifike synojnë të arrijnë një rezultat konkret, siç është konsolidimi i një praktike ose i të drejteje zakonore, në ligj ose prezantimi i një mase tëre ligjore, veprimi politik i nivelit të lartë ka të bëjë edhe me strategjitë politike që mund të adoptohen për të promovuar narrativa gjithëpërfshirëse. 

Në përgjithësi, dhe Ekonomike politike dhe masat specifike mund të merren në mënyrë kumulative ose alternative, në varësi të objektivave konkrete që përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë në shumicë mund të dëshirojnë të arrijnë, si dhe të kushteve përkatëse shoqërore, politike dhe ekonomike.

Në zbatimin e këtyre masave, ne do të përfshijmë me kujdes parimet dhe praktikat e suksesshme nga Irlanda e Veriut, Belgjika dhe Zvicra si dhe të vendeve tjera demokratike, duke u mbështetur gjithashtu në qasjet tona të vendosura, për të siguruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj kontekstit të krijuar nga veprimet e fundit iracionale, specifikave edhe rrethanave që ka shoqëria shumetnike, shumëkulturore e Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim - BDI

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR