• e shtunë, 22 shkurt 2025

Bastisje në Obleshevë, arrestohet një person, gjendet drogë

Bastisje në Obleshevë, arrestohet një person, gjendet drogë

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor Koçan, dje në orën 16:00 në fshatin Obleshevë, e kanë privuar nga liria O.N. (48) nga ky fshat. 

Siç informojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar marihuanë, farëra të bimës kanabis dhe peshore digjitale me mbetje të marihuanës.

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR