• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bastisje në Manastir dhe Resnjë, janë gjetur armë dhe municion (FOTO)

Bastisje në Manastir dhe Resnjë, janë gjetur armë dhe municion (FOTO)

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Katërdhjetë e një vjeçari nga fshati Shtërbavë të Resnjës është arrestuar, ndërsa një 76 vjeçar nga Manastiri është thirrur për bisedë informative në stacionin policor pasi policia ka gjetur armë dhe municion.

"Nënpunësit policorë nga SPB Manastir,  me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në disa lokacione në Resnjë dhe Manastir, për shkak të dyshimit për vepra penale sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij K.R (41) në fshatin Shtërbovë të Resnjës, ishin gjetur tre pushkë, tre pistoleta të kalibrit të ndryshëm dhe sasi e madhe municioni, gjithashtu të kalibrit të ndryshëm.  Ai është privuar nga liria dhe është ndaluar në staionin policor", informojnë nga MPB-ja.

 

Në puntorinë e improvizuar në Manastir,  në pronësi të B.G (76), nga Manastiri, janë gjetur gjashtë pushkë (dy gjuetie, tre ajrore dhe një e improvizuar) dhe një sasi e madhe e pjesëve të ndryshme të armëve. Ai është thirrur për intervistë zyrtare në stacionin policor.

"Pas gjithë zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personave do të ngrihet kallzim përkatës", njoftojnë nga MPB. rq/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR