• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bankat u bëjnë apel qytetarëve që të mos hapin SMS mesazhe të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat e kartelave pagesore

Bankat u bëjnë apel qytetarëve që të mos hapin SMS mesazhe të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat e kartelave pagesore

Shkup, 9 janar 2024 (MIA)  - Bankat u bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga tentimet për keqpërdori të kartelave. Në njoftimet nga bankat u bëhet apel qytetarëve që të mos hapin linqe nga SMS mesazhet e dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat e kartelave.

Bankat paralajmërojnë se është vënë re një fushatë mashtruese pas së cilës qëndron një faqe e rreme interneti që dërgohet përmes mesazheve SMS dhe e-maileve me qëllim të keqpërdorimit të të dhënave e kartelave. 

 "Mbroni kartelat tuaja pagesore nga keqpërdorimet e mundshme dhe mos klikoni në një link të marrë përmes mesazheve SMS ose  e-maileve për gjoja "adresë të gabuar" ose "dërgesë e kthyer". Për t'u mbrojtur nga keqpërdorimet, aspak mos  shpërndani të dhënat e kartelave me palët e dyshimta", qëndron në një pjesë të njoftimeve nga bankat.

 Nga aty bëjnë me dije se nëse qytetarët kanë futur të dhënat nga kartela e tyre, është e nevojshme që menjëherë të lajmërohen më qendrën e kontaktit të bankës që të bllokohet kartela.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR